Marian Fogarasi, modelja hungareze rrëfen flirtin me Dejvid Bekam
Një puthje, vetëm një puthje. Megjithatë u përfol nga të gjitha mediat botërore. Marian Fogarasi, modelja hungareze rrëfen flirtin që ka pasur me Dejvid Bekamin gjatë një ndeshjeje të Milanit në Budapest. Bukuroshja ka folur për revistën “Chi” dhe shpjegon se mediat gjithmonë kanë tendencën për t’i hiperbolizuar lajmet. “E njoha më 22 prill të vitit të kaluar në Budapest gjatë një ndeshjeje mes Milanit dhe një skuadre hungareze”,- thotë Marian. “Pas ndeshjes i dhashë numrin tim të telefonit dhe më vonë më telefonoi. U takuam dhe pasi folëm për pak minuta, më puthi, më përshëndeti dhe më tha që do të shiheshim sërish. Dy javë më parë erdha në Itali sepse ai më ftoi”. Sigurisht Viktoria nuk e priti aspak mirë këtë lajm, ndërsa Dejvid përgënjeshtroi gjithçka. Fogarasi në lidhje më këtë fakt thotë: “E çmund t’i thoshte ai shtypit? Që nuk e dua gruan? Mbase ishte i detyruar të thoshte ato që tha”.
20 Maj 2009