E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista e Ramës, kurth dhe pabesi për socialistët

01-05-2013 / Gazeta 55

Java e listave po kuptohet se në PS do shoqërohet me një listë “viktimash” të famshme. Edi Rama e njoftoi dje paraprakisht, duke paralajmëruar kurthin që po vihet në zbatim për anëtarët e grupit parlamentar të PS-së. Kurthi bashkëshoqërohet me pabesinë, si një cilësi e 99-shave që kanë marrë në zotërim të majtë dhe përpiqet të eliminojnë çfarëdolloj dëshmitari, të pranishëm në politikën standarde të dy dekadave të fundit

Në mbledhjen e grupit socialist, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u shtir si një njeri perfekt që patjetër e ka një defekt. 
Në një fjalim ku në çdo fjali përmbante nxitje dhe mbështetje për deputetët që do të  jenë në listë, kreu i PS Rama nuk kurseu shtinjakërinë duke u kërkuar gjoja ndjesë deputetëve aktualë që nuk do të jenë në listë sepse do zëvendësohen nga jo socialistë, miq të tij dhe shokëve të tij. “Sot është dita që nëse ka ndodhur dhe ka ndodhur nëse kam gabuar me ndonjë prej jush, për t’ju thënë se ju kërkoj sinqerisht ndjesë”, predikoi Edi Rama.
Duke folur në mbledhjen e grupit Rama ka falënderuar gjithë anëtarët e grupit për gjithçka kanë bërë në 4 vite shumë të vështirë, duke theksuar se, “ky grup ka treguar në këto vite se askush nuk është i paaftë dhe i papërgatitur për të marrë përsipër përgjegjësi të mëdha”.
Padyshim, ky është kurthi pabesë për anëtarët e grupit parlamentar dhe pabesia për katapultimin e josocialistëve në vendet e sigurta të listës. Kandidatura e sigurt e Alfred Pezës, Ilirian Celibashit, Parid Carës, Evis Kushi, Ylli Ziçoshtit e shumë të tjerëve , është një stonaturë  në veshët e shumë deputetëve aktualë të PS që kanë sakrifikuar shëndetin, energjitë dhe pasurinë duke bërë protesta, greva urie dhe demonstrata të pafund për të sjellë kryetarin Rama në pushtet. Hedhja në koshin e plehrave të paricklueshme të kontributeve në protesta, greva urie dhe demonstrata në të cilat deputetët “kokëprerë” kanë rrezikuar personalitetin, dinjitetin dhe pasurinë është një kafshatë e pakapërcyeshme.
Në grupin parlamentar të Partisë Socialiste ka me dhjetëra deputetë që si kolegët Gjovalin Kadeli apo Asllan Dogjanim kanë qenë në grevën e urisë, në të cilën Edi Rama iu përbetohej se sakrifica e tyre do të shpërblehej. Përkundrazi, shpërblimi që morën ish-deputetët e PS, Kadeli e Dogjani, ishte largimi pa ceremoni nga listat e kandidatëve të sigurt për deputet, çka do të thotë një pabesi të Edi Ramës që i zëvendëson vlerat dhe kontributet me futjen në listat e sigurta për deputet të kandidatëve pa pikë lidhje shpirtërore apo verore me PS.
Sidoqoftë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po krijon një parti personale, ku deputetët e PS në grupin e ardhshëm parlamentar do të jenë produkt 100 për qind e tij, dhe atij do ti detyrohen në besnikëri dhe në shlyerje të nderit. Hartimi i listës private të kandidatëve për deputetë mendohet të jetë angazhimi i fundit politik i Edi Ramës në këtë fushatë elektorale. I pajisur me sondazhet që i konfirmojnë humbjen në zgjedhje, Edi Rama po përgatit paraprakisht edhe alibinë.
Por Edi Rama do të ketë të vështirë të manipulojë opinionin publik dhe grupimin politik të koalicionit të Çintegrimit se, “vota u vjedh dhe e vërteta gjendet në kuti”.
Edi Rama duhet të heqë dorë në orë e më parë nga destabilizimi i situatës politike përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, të konsiderohen çelësi magjik që hapë portën e integrimit evropian të vendit.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›