E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lista e barnave te ndryshoje"

Specialistet e sektorit te shendetesise mendojne se lista aktuale e barnave te rimbursuara duhet te ndryshoje sa me pare. Kryetari i Komisionit te Shendetesise, Tritan Shehu, ka kerkuar shtimin me medikamente cilesore te listes se barnave me rimbursim. Pas propozimeve per rritjen e kontributeve shendetesore, Shehu tha se ka ardhur koha qe pacientet shqiptare te marrin mjekimin e duhur me barna efektive. "Lista e barnave te rimbursueshme duhet te ndryshojne menjehere sapo te filloje skema e re e sigurimeve shendetesore. Pacientet do te paguajne me shume dhe duhet te marrin nje sherbim me cilesor", eshte shprehur Shehu. Sipas tij, ndryshimet e listes do te kerkojne matjen e cilesise se barnave qe rimbursohen. Banka Boterore ka studiuar listen aktuale te barnave te rimbursueshme ne vendin tone. Sipas ketij studimi, cilesohet e dyshimte perzgjedhja e medikamenteve, duke ngritur shume pyetje per kriteret dhe transparencen e perzgjedhjes. Ne fund, eksperte te bankes rekomandojne hartimin e nje liste esenciale kombetare dhe te qendrueshme, vendosjen e standardeve te procedurave te vendimmarrjes. Po keshtu, rekomandohet edhe furnizim i spitaleve me sasine e nevojshme te medikamenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›