E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku nen akuze, "martonte" shqiptaret me spanjolle

Nje mjek ne rajonin e Saragozes, San Gregorio, eshte vene nen akuze per trafik te qenieve njerezore me qellim dergimin ne Spanje nepermjet martesave te rreme. Francisco Jose H. O., eshte marre ne hetim nga policia e Aragonit ne shtetin Iberik, pasi jane zbuluar disa aktivitete te dyshimta qe dyshohet se jane kryer ne bashkepunim edhe me nje prift te zones, per te lehtesuar procedurat. Mediat spanjolle publikuan dje lajmin, duke iu referuar te dhenave nga Roja Civile dhe prokuroria. Mesohet se behet fjale per vajza shqiptare qe "martoheshin" me djem spanjolle dhe per kete duhet vetem te paguanin nje grusht me euro, por shumat nuk jane publikuar nga hetuesit. Po e njejta gje ndodhte edhe me djemte shqiptare, qe kerkonin te vendoseshin ne rajonin e San Gregorios dhe ne vecanti zona bregdetare e Barcelones. Ndersa hynin ne kontakt me mjekun e dyshuar, shqiptaret martoheshin me letra me gra spanjolle te te gjitha moshave, duke siguruar menjehere lejen e qendrimit, pa qene nevoja te fshiheshin nga ndjekja e policise. Per momentin jane identifikuar mbi 100 procedura te rreme martesash te shqiptareve me spanjolle nepermjet riteve fetare dhe institucioneve. Qellimi, sipas hetuesve, ka qene favorizimi per kalim te paligjshem te kufirit dhe qendrim ilegal ne Spanje. "Policia beson se rrjeti eshte me i gjere dhe i vendosur ne zonen e Katalonjes, ku dyshohet se kryhen te gjitha veprimet e falsifikimeve te dokumenteve kundrejt nje sasie parash", shkruanin mediat spanjolle ne faqet e tyre diten e djeshme. Mesohet se po kontaktohet edhe me policine shqiptare per te zbuluar nese keta persona qe kane perfituar jane kontingjent krimesh apo te kerkuar.
Ar.Qo

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›