E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitalet, jashte standardeve

Asnje spital ne vendin tone nuk ka kushte per trajtimin e pacienteve. Ministri i Shendetesise pranon gjendjen e spitaleve, duke theksuar se nje pjese e tyre jane nje barre per sistemin shendetesor. "Spitalet ne vendin tone nuk jane ne parametrat dhe ne cilesine e duhur dhe kjo tregohet edhe nga monitorimi qe ka bere Qendra Kombetare e Akreditimit. E verteta eshte se nuk ka rezultuar asnje spital qe te kete plotesuar standardet. Ne jemi koshient per kete", eshte shprehur ministri Ndoka. Nderkohe qe edhe drejtori i Qendres Kombetare te Akreditimit ka treguar se studimi eshte kryer ne baze te vetevleresimit me pas do te jene faza te tjera prej te cilave do te kete te dhena me interesante. "Nga vetevleresimi qe kane bere spitalet, ka dale se asnje prej tyre nuk i ploteson standardet e percaktuara. Pas kesaj procedure do te vazhdojme ne me vleresimin tone dhe me pas do te nise edhe faza e certifikimeve", ka pohuar Isuf Kalo, drejtor i Qendres se Akreditimeve dhe Standardeve. Kjo qender ka vendosur parimet baze te cilesise, te cilat kane te bejne qe nga momenti i pranimit te pacientit e deri te trajtimi, si dhe pastertia qe ofrojne keto qendra shendetesore. Rezultatet e vleresimit te krahasuar te cilesise dhe performances ne 12 spitalet me te medha te vendit, treguan se keto institucione kane pergjithesisht te njejtat probleme ne arritjen e standardeve. Por, drejtuesit e Qendres se Cilesise dhe Akreditimit nuk kane permendur asnje emer, por jane mjaftuar vetem me numrat qe iu kane ngjitur ketyre spitaleve. "Nisma ka te beje me orientimin e pacienteve drejt sherbimit me te mire. Risia e ketij vleresimi nuk eshte kontrolli, por ne fillim ne ju kemi dhene kohen qe spitalet te vetevleresojne veten, duke pikezuar vete menyren e ofrimit te sherbimeve mjekesore", ka pohuar drejtori i QKCSA-se, Isuf Kalo.

Standardet qe kerkohen

Cilesia e sherbimit
Menyra si ofrohet
Koha kur ofrohet
Barnat qe kurojne pacientin
Cilesia e barnave
Higjiena
Plotesimi i kartelave
Ndjekja e pacientit pas daljes
Kujdesi nga mjeket
Kujdesi nga infermieret

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›