E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e emrave që do strehohen në 29 godinat

24/09/2009  Qyteti Studenti, bëhet ndarja e studentëve në dhomat e konvikteve për vitin 2009-2010

Banorët e vjetër të Qytetit Studenti tashmë mund të gjejnë emrin e tyre në listëpasaportën e përgatitur nga drejtoria për dhomën dhe numrin e godinës ku do të qëndrojnë për këtë vit akademik. Drejtuesit e këtij institucioni kanë detajuar dhe listën zyrtare për të 29 godinat, ku për secilën prej tyre janë listuar emrat e studentëve që do të qëndrojnë në to. Më poshtë do të gjeni të publikuar emrat e studentëve sipas rretheve së bashku me numrin e dhomës dhe personat që do të qëndrojnë në to. Këtu bëhet fjalë për banorët e viteve të dyta e lart, sepse ata të viteve të para do të paraqiten për regjistrim në javën e parë të tetorit. Sipas rregullores, studentët e vitit të parë e bëjnë pagesën pranë godinave kur regjistrohen, ndërsa studentët e viteve 2-6, të cilët janë të shpallur në listëpasaporta sipas godinave përkatëse të planifikuar për vitin akademik 2009-2010, e bëjnë pagesën për strehim pranë Bankës Kombëtare Tregtare, me numër llogarie të TS-1 sh 403002295 dhe pranë “BIS Banka” me numër llogarie te TS-1 sh.a 6937. Pagesa për strehim është 35 000 lekëve. Për vitin akademik 2009-2010 studenteve për t’u pranuar në godina u kërkohen këto dokumente: certifikatë me fotografi e periudhës korrik–tetor 2009 ose fotokopje e kartës së identitetit; tri fotografi personale; vërtetimin nga fakulteti ku vazhdojnë studimet, i cili duhet të jetë i vulosur; raport mjekësor; për të përfituar shërbime mjekësore falas studentet duhet të sjellin pranë poliklinikës së këtij qyteti kartelën e tyre shëndetësore; gjithashtu kërkohet edhe mandatpagesa dhe urdhri i regjistrimit nga inspektorët regjistrues, të cilët janë të vendosur pranë çdo godine.

Emrat ne gazeten e shkruar

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›