“Kam qenë i pirë, kur ju më rrahët e pyetët për masakrën”
24/09/2009 Qafë-Gjashta, dëshmitari kundërshton akuzën, tregon me gisht të akuzuarit
TIRANË- Ngjarja e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 është risjellë dje në sallën e gjyqit nga ana e akuzës nëpërmjet dëshmitarit Kujtim Zyma. Dymbëdhjetë vjet pas asaj që ndodhi në Sarandë, Kujtim Zyma mban mend se është marrë në pyetje nga ana e policisë në gjendje të dehur dhe është detyruar të nënshkruaj një deklaratë, të cilën ai nuk e ka lexuar asnjëherë. Reagimet në seancë kanë qenë të menjëhershme. Dëshmitari Zyma i tha dje gjykatës se mbi të është ushtruar dhunë në momentin e marrjes në pyetje dhe se nuk mbante mend asgjë se çfarë ka bërë, pasi ka qenë në gjendje të dehur. Kaq ka mjaftuar që mes Prokurorisë, gjykatës dhe palës mbrojtëse të hapej një debat mbi vërtetësinë e marrjes së dëshmive. Nga ana e saj akuza deklaroi se dëshmitari ishte duke gënjyer, pasi ai ka firmosur i qetë dëshminë e dhënë në vitin 1997 dhe ka treguar të gjitha hollësitë mbi ngjarjen duke inkriminuar të pandehurit. Prokuroria kërkoi rrëzimin e dëshmisë së dhënë dje nga dëshmitari dhe leximin e fakteve të dhëna prej tij menjëherë pas ngjarjes. Sipas akuzës, dëshmitari ka treguar se oficeri i policisë është vrarë nga të pandehurit dhe se Edmons Sejko ka qenë personi që ishte i lidhur me litar në pemë po nga të pandehurit. Por dëshmitari dje tha se nuk mbante mend asgjë, pasi ka qenë i dehur dhe se ishte prokurori ai që i ka marrë dorën me dhunë dhe ka shkruar emrin e tij. Reagimi i avokatëve ka qenë më i fortë. Ferdinand Doja tha dje para trupit gjykues se ishin duke pyetur dëshmitar analfabet vetëm për një qëllim. Po kështu ai akuzoi Prokurorinë se paraqet prova të manipuluara dhe për këtë qëllim do të bëjë edhe kallëzim penal. Kujtim Zyma i tha dje gjykatës se në momentin që është marrë në pyetje është goditur me shkop gome. Po dje u pyet edhe shtetasi Hysen Hysi. Hysen Hysi më pas deklaroi se djali i tij Armand Hysi rrugës për në Qafë Gjashtë kishte parë në një makinë, Bubeqin, Edmond Sejko dhe Fatmos Mahmutaj. Kishin ndaluar dhe parë se Edmond Sejko ishte marrë nga dy makina pa targa. Jo vetëm kaq, por ata kishin dëgjuar edhe breshërinë e një kallashi. Nga kjo ngjarje kishte mbetur i plagosur në këmbë Fatmos Mahmutaj.