Lista e emrave të 2900 banorëve të Elbasanit që marrin lejen e legalizimit
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, puplikon për Bashkine Elbasanit listën emërore të qytetarëve me 2900 pasuri, për të cilët ka përfunduar dokumentacioni tekniko-ligjor i kalimit të pronësisë te parcelës ndërtimore. Njoftohen qytetarët që dëshirojnë të shlyejnë detyrimet me bono privatizimi, sipas listës së meposhtëme, në bazë të një grafiku, të paraqiten pranë zyrës rajonale Elbasan, për të dorëzuar kërkesën për mënyren e pagesës me bono privatizimi sipas përcaktimeve në ligj. Ky formular gjendet në zyrën rajonale të ALUIZNI-t, si dhe në ëeb-site, të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t www.@aluizni.gov.al. Për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit (vijë e verdhë) për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², pagesa mund të kryhet për deri 50% të vlerës me bono privatizimi. Për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, jashtë vijës kufizuese të ndërtimit, (vijë e verdhë) për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Në vazhdimësi të bashkëpunimit çdo dite ALUIZNI do të japë informacion të tillë, i cili ka të bëjë me paraqitjen e qytetarëve pranë drejtorive rajonale të Aluizni-t në qarqe për plotësimin e kërkesës mbi mënyrën e pagesës së parcelës ndërtimore me bono privatizimi.
27 Mars 2010