Lista e fituesve të Këshillit Kombëtar dhe renditja e kujdesshme e lidershipit
Lista e fituesve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar u bë publike një javë pas procesit zgjedhor, pas kthimit të Berishës nga një vizitë treditore në Danimarkë. Në listën e PD-së vihej re një renditje shumë e kujdesshme e lidershipit të partisë. Duke iu referuar numrit të votave, kryetari i partisë, Berisha, renditej i pari, pas tij nënkryetarja Jozefina Topalli, pas saj nënkryetari tjetër Astrit Patozi dhe pas tij, sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode. Pra dukej si një renditje e kuruar me kujdes e lidershipit të partisë, sipas peshës së postit që mbajnë, duke mos shkaktuar asnjë xhelozi në radhët e tyre. Madje, pas Bodes janë vendosur së pari figura të PD-së si Olldashi, Nishani e Noka. Më pas, i nënti në listë është vendosur Basha, pas tij Bregu, ndërsa Imami gjendet nga mesi i listës bashkë me Pollon. Megjithëse Basha dhe Bregu janë cilësuar si ministra të suksesshëm të PD-së dhe për një periudhë kohe kanë qenë imazhi i kësaj partie, ata njihen se gëzojnë mbështetjen e kryetarit Berisha, por shihen me xhelozi nga një pjesë tjetër e Kryesisë së PD-së. Por kështu edhe Imami, megjithëse është një ndër themeluesit e PD-së, nuk shihet rikthimi i tij në parti dhe ngritja në karrierë me një sy të mirë nga të gjithë. E njëjta gjë ndodh edhe me Pollon. Ndërsa Oketa njihet si një mbështetës i presidentit Topi dhe si i tillë, nuk mund të pritej renditja e tij në vendet e para. Ajo që vihet re është fakti se shumë emra të rinj kanë marrë më shumë vota se anëtarë të vjetër të PD-së. Kjo tregon qartë orientimin e delegatëve të Kuvendit Kombëtar në procesin e votimit.
Mesazhi i plotë
“Votoni: Berisha, Topalli, Patozi, Bode, Nishani nr.16, Olldashi nr. 8, Gjana nr. 11, Paloka nr.12, Rusmali nr.13, Spaho nr.14, Noka nr.19, Strazimiri nr.20, Vokshi nr. 22, Doda nr 29, Mëhilli nr. 30, Kasmi nr. 31, Trashani nr. 34, Halimi nr.36, Skuqi nr. 49, Gumi nr. 63, Rushaj nr. 65, Spahia nr. 67, Harxhi nr.68, Bozgo nr. 69, Tabaku nr 71, Qiriako nr. 85. 15 gratë e para të LDGSH-së, 6 të parat të FRPD-së, 8 të parat te qarku i Tiranës, 3 të parat te Shkodra, 5 të parat te Durrësi, 2 të parat të Elbasani, 2 të parat te Vlora, 2 të parat te Dibra”.
Mbetën jashtë Këshillit Kombëtar
Aleksandër Biberaj
Ndriçim Babasi
Omer Stringa
Blerim Çela
Eris Hoxha
Leonard Demi
Mitro Çela
Mujë Buçpapaj
Pal Dajçi
Sali Shehu
Uran Butka
Votat e lidershipit
Sali Berisha 1201
Jozefina Topalli 1144
Astrit Patozi 1133
Ridvan Bode 1121
Sokol Olldashi 1097
Edi Paloka 1005
Bujar Nishani 970
Flamur Noka 949
Lulzim Basha 944
Majlinda Bregu 917
Mesila Doda 916
Ilir Rusmali 830
Jemin Gjana 809
Gert Bogdani 801
Genc Ruli 800
Gent Strazimiri 800
Rajmonda Bulku 784
Albana Vokshi 757
Ferdinand Xhaferri 726
Myqerem Tafaj 725
Edmond Spaho 723
Fatos Beja 721
Keltis Kruja 704
Ferdinand Poni 702
Erla Mehilli 676
Florian Mima 666
Genc Pollo 665
Gazmend Oketa 659
Arben Imami 596
28 Dhjetor 2009