Lista e kandidatëve, frymë e re në Partinë Socialiste
Autori i Lajmit: red.
Një parti e re tërësisht e riorganizuar, por dhe me një frymë krejtësisht të ndryshme nga kjo e sotmja, këtë duket se synon lideri i socialistëve për selinë rozë pas 28 qershorit. Një gjë e tillë vihet re jo vetëm në politikën e tij, e cila e vë theksin tek fryma e re, ndryshe nga politika e 18 viteve, por dhe te lista e kandidatëve për deputetë. Emra të rinj, të paangazhuar në strukturat socialiste apo dhe personazhe të promovuar së fundi në emër të PS-së duket se do të zënë pjesën më të madhe të listës së kandidatëve. Në listë ndërkohë figurojnë dhe emrat e deputetëve aktualë, të cilët gjatë kësaj kohe kanë harruar mëritë apo pakënaqësitë dhe janë përqendruar në punën në bazë ashtu siç kërkohet nga kryetari.
Heshtje parafushate
Disiplinë, në shkëmbim të kandidimit. Kjo politikë e ndjekur deri më sot nga kryesia e Partisë Socialiste, edhe pse jo gjithmonë ka gjetur miratimin e strukturave të saj, duket se në prag zgjedhjesh po vihet tërësisht në zbatim. Grupi Parlamentar ka qenë ai që gjithmonë nuk ka hezituar të përplaset me vendimet e Kryesisë, apo dhe të vetë kryetarit. Por, ndryshe nga më parë, zërat kritikë janë sfumuar plotësisht në mënyrë që të mos humbasin mundësinë për të qenë pjesë e listës së kandidatëve. Deklaratat e Kryetarit të Partisë Socialiste se në selinë rozë nuk do të ketë më domene private si dhe deklarata se lista do të publikohet vetëm 45 ditë para zgjedhjeve duket se ka qenë një paralajmërim i mirë për gjithë socialistët. Asnjëri prej deputetëve nuk ka pranuar të komentojë këto deklarata, ndërsa janë përqendruar tek puna në bazë. Madje, edhe pse më parë nuk mendonin kështu, ata janë shprehur pro vendimit të Ramës për të publikuar listën në limitet kohore duke pohuar se kjo ndihmon për të punuar sa më fort të gjithë. Jo pak në sy bie dhe lufta e brezave, e cila pasqyrohet në renditje. Por xhaketat e vjetra nuk duan ta pranojnë kurrsesi rrezikun e të rinjve duke u shprehur të sigurt se gjithçka do të varet nga puna e gjithsecilit dhe jo nga fakti nëse janë të rinj apo të vjetër. Burime nga PS bëjnë të ditur se listat e kandidatëve për çdo qark do të alternohen mes të rinjve dhe politikanëve me përvojë në selinë rozë. Kështu, emrat e rinj, që pritet të hyjnë, do të jenë në vendet e para, duke u garantuar automatikisht fitoren e mandatit. Ndërsa politikanët me përvojë, duke u vendosur në mes, ose në fund të listave, veç njohjeve në zonat ku kandidojnë, do të punojnë dhe më shumë për të garantuar futjen në radhët e fituesve. Por kjo strategji nga ana tjetër mund të sjellë dhe ndryshimin e pjesës më të madhe të Grupit Parlamentar, duke qenë se emrat e parë dalin fitues. Kështu, në qarkun e Tiranës, ku do të jetë dhe numri më i madh i të rinjve, disa prej kandidatëve do të jenë: Dashamir Peza, Belina Balla, Eduard Shalsi, Artan Lame. Në Shkodër: Bujar Rexha, Ledi Shamku e Mimoza Hafizi. Në Fier: Arjola Xoxe e Dritan Agolli, etj.
S. Topi
Ky lajm është publikuar: 08/04/2009