Lista e re "mollë sherri" mes ISKSH-së dhe Ministrisë
Sipas ISKSH-së barnat e reja janë futur në listë vetëm me insistimin e MSH-së. Nuk mjafton buxheti për to
Rimbursimi
Barnat e reja që janë propozuar të futen në listën e re të rimbursimit janë bërë mollë sherri mes Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Futja e 21 barnave të reja në listë, është kundërshtuar nga ISKSH-ja për shkak të buxhetit të limituar por me insistimin e dikasterit të Shëndetësisë, ISKSH-ja ka pranuar vetëm me kushtin që të ketë një monitorim të fortë, për të mbajtur kostot e barnave nën kontroll. Ky ka qenë konkluzioni i diskutimeve prej disa orësh në mbledhjen e Këshillit Administrativ të ISKSH-së. Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për listën alternative, e cila është parë si hap pozitiv nga të dyja institucionet.
Debati
Buxheti i pamjaftueshëm i ISKSH-së për të përballuar barnat që futen në listë, nuk e ka penguar aspak dikasterin e Shëndetësisë të insistojë që këto barna t'i shtohen listës së re. Duke e quajtur pozitiv futjen e alternativave të barnave, drejtuesit e ISKSH-së kanë dhënë argumente se ky institut nuk e përballon dot financiarisht rimbursimin e këtyre barnave. "Është pozitive futja e alternativave të barnave, por gjithnjë duke pasur parasysh buxhetin përkatës që ka ISKSH, i cili është i kufizuar",- u shpreh në mbledhje drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Ndërkohë debati në mbledhje është fokusuar te disa barna dhe konkretisht, Insulinat (4 variante që ishin propozuar nga komisioni për t'u futur në listë) si dhe kombinimi i Valsartan +Amlodipin 160/5 mg. Sipas burimeve të ISKSH-së, kostoja financiare vjetore e insulinave (që ekzistojnë në forma të tjera në listë) është 110 milionë lekë të reja, ndërsa e kombinimit Valsartan +Amlodipin është 25 milionë lekë. "Me insistimin e Ministrit të Shëndetësisë, bordi pranoi futjen e këtyre barnave, por duke u saktësuar që do të ketë një monitorim të fortë, për të mbajtur kostot nën kontroll",- pohojnë burime zyrtare të ISKSH-së.
Lista alternative
Lista e barnave alternative duket se ka qenë çështja për të cilën kanë gjetur gjuhën e përbashkët Ministra e Shëndetësisë dhe ISKSH-ja. Kështu drejtoresha e këtij instituti, Elvana Hana shtroi në bord çështjen e listës alternative. e cila tashmë është hartuar nga ISKSH. në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, duke e konsideruar mjaft të vlefshme për pacientët. Ajo kërkoi të vihet theksi në këtë pikë për çështjen e fondeve në mënyrë që ajo listë të bëhet funksionale. "Ajo është një listë e hartuar me prioritet, ka barna mjaft të shtrenjta dhe mundëson një zgjedhje me shumë për pacientët",- pohon Hana duke shtuar se në këtë listë trajtohen dhe sëmundje që janë të patrajtuara deri tani nga lista e barnave, siç është Hemofilia. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, sipas burimeve të ISKSH-së, është shprehur se do të përpiqet ta paraqesë këtë kërkesë në qeveri, për t'i siguruar këto fonde.
Barnat që do të hiqen nga lista janë:
1. Sulfadiazinum Argenticum 1% - 50 g tub.
2. Betamethasonum Dipropionatum 0.64 mg/g - 20 g tub.
3. Estradiolum Valeratum + Cyproteronum Acetatum (4 + )mg tabl.
4. Hydrocortisonum 100 mg - 5 ml fl.
5. Ipratropium Bromide 0.025% - 20 ml inh. fl.
Barnat që do të zëvendesojnë barnat e mësipërme janë:
1. Sulfadiazinum argenticum 1% - 40 g
2. Betamethasonum Dipropionaturn 0.05% - 20 g
3. Estradiol + Drospironone (1 + 2)mg
4. Methylprednisolone 125 mg
5. Ipratropium Bromide * 200 doza inh.- 10 ml
Barna që hiqen nga lista e rimbursimit:
Këto barna kanë alternativa në listë për trajtimin e sëmundjeve. Hiqen nga lista pasi nuk prodhohen dhe tregtohen më në Shqipëri.
1. Acidum Ursodeoxycholicum 300 mg caps.
2. Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane lOONj.N/ml- 3 ml
10/90 pen.
3. Insuline Humane Biosintetike Bifazike Izofane lOONj.N/ml- 3 ml
20/80 pen.
4. Bezafibrate 200 mg drazhe
5. Neomycini Sulfas+Bacitracinum(0.5g+50000Nj.N)%-30 g tub.
6. Methylergometrinum Maleas 0.025% -15 ml fl.
7. Testosterone Propionate 50 mg/ml - 1 ml amp.
8. Mazipredonium Chloratum 30 mg - 1 ml amp.