E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, plagosen rëndë 3 punëtorë teksa nxirrnin krom

 

Tre persona janë plagosur rëndë nga një masiv dheu teksa mblidhnin krom si punëtorë të një firme. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrethin e Tropojës kur shtetasit Brah Imeraj 40 vjeç, Skënder Sinani 20 vjeç dhe Hajri Sinani 19 vjeç nga fshati Vlad I komunës së Bytyçit u plagosën teksa ishin duke punuar në një vendburim të mineralit të kromit në këtë zonë. Policia e zonës bëri të ditur se shtetasit janë dëmtuar rënë nga masivi i dheut që ka mbuluar trupat e tyre. Ata janë dërguar për ndihmë në spitalin e Tropojës, por gjëndja shëndetësore e dy prej të dëmtuarve i ka detyruar që t'i nisin për në Gjakovë. Në këtë rreth ushtrojnë aktivitetin e tyre 7 firma ndërtimi . Nuk dihet ende nëse firmat janë të licensuara dhe nëse punojnë me kushtet e duhura të sigurisë në punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›