Diskutime në kuvend për NATON dhe Gërdecin
Ka nisur në kuvend seanca parlamentare e ditës së sotme , me diskutime jashtë rendit të ditës. Arjan Starova deputeti i PBDl lidhur me ftesën për në NATO tha : Nuk e di se sa u gëzua vertët opozita për ftesën në NATO. Ajo preteneton që ka bërë pjesë, në përpjekjet për të arritur marrjen e ftesës dhe nga ana tjetër hedh poshtë të gjitha meritat e qeverisë.Duam -sduam ftesa për në NATO tregoise qeverisja e Berishës ka pasur sukses.
Qemal Minxhozi : Ftesa për në NATO është një fitore. Por natyrisht si qeveria edhe opozita kanë meritën e tyre. E them se edhe qeveria ka merite sepse marrja e ftesës ndodhi, kur ishte ne kjo qeverisje në pushtet , por si kurse pranojmë suksesin duhet të pranojmë dhe dështimet. Siç është Gërdeci! Në çdo vend të botës një katastrofë e tillë do të kishte bërë që të jepte dorëheqjen çdo qeveri. Nuk ndalemi te rezultatet e prokurorisë . Qeveria duhet të dorëhiqet edhe për padije, sepse edhe neser do jetë e paditur për Gërdece të tjera. Mund të ndodhë një Gërdec tjetër në zona dhe ambjente të tjera, apo duhet të ndodhë pa të marrim masa. Ne po e jetojmë çdo ditë Gërdecin, ndaj do ishte mirë dorëheqja e qeverisë dhe çuarja në zgjedhje të lira.
Osman Metalla, deputet i PD : Integrimi në NATO është një fenomen qe do të çojë vendin drejt aleancës më të fuqishme të globit. Kjo ftesë nuk ishte dhuratë por rrjedhojë e reformave që së bashku kemi bërë. Dua të theksoj se është arritje e të gjithëve përfshi edhe opozitën . Ky kuvend ka kaluar ditë të mira si edhe të vështira. Reformat e deritanishme nuk kanë pas bashkëpunime por ato që duhet të bëjmë tani e tutje kërkojnë vërtet bashkëpunim. Si reforma në drejtësi dhe ajo në procesin gjyqësorë.
Pëllumb Xhufi është fokusuar në hetimet e Gërdecit. Ai mbështeti idenë se hetimet duhet të orientohen drejt atyre që janë shkaktarët e vërtetë edhe nëse janë të veshur me pushtet. Ne kërkojmë qe prokuroria të orientohet drejt në hetimet e saj. Kujtojmë nismën e LSI , PDS për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për hetimin e tragjedisë. Do të kishte vërtet vlerë edhe pse shumë janë skeptim dhe nuk bien ndakord për këtë.