E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista kërkah

Lista “Dr. Ibrahim Rugova” është akomoduar mirë në Qeveri, por aktiviteti i saj politik është pothuajse inekzistent. Me tre prej themeluesve, Bujar Bukoshin, Astrit Haraqinë e Ilir Tolajn, po merret drejtësia. Pavarësisht kësaj, ata thonë se i kanë punët mirë - takohen çdo javë në kafe, diskutojnë për Veriun dhe pretendojnë se i kanë gjashtë deputetë në të zezën.

E themeluar në tetor të vitit 2010, Lista “Dr. Ibrahim Rugova” ka arritur të marrë vetëm një deputet në Kuvendin e Kosovës dhe disa poste të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës.

Edhe pse shumë herë ishte përmendur se kësaj liste do t’i bashkohen edhe disa deputetë të tjerë, kjo s’ka ndodhur kurrë.

Megjithëkëtë, planet e Listës kanë filluar të prishen prej se Prokuroria dhe Policia kanë nisur t’i hetojnë dhe akuzojnë disa prej themeluesve të saj.

Njëri prej tyre, Ilir Tolaj vazhdon prej disa muajsh të jetë në paraburgim, ndërsa Zëvendësministrit të Financave, Astrit Haraqisë, i është ngritur një aktakuzë nën dyshimin për përfshirje në korrupsion.

E, Bujar Bukoshi që mban postin e Zëvendëskryeministrit, është nën hetime nga EULEX’i, nën dyshime për keqpërdorime.

Jashtë hetimeve deri më tash kanë mbetur dy themeluesit e tjerë - djali i Ibrahim Rugovës, Uka dhe Ministri i Ambientit, Dardan Gashi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›