E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista kryesohet nga sëmundjet zemrës dhe tumoret

08/04/2010 Banorët e zonave urbane janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme

Ndotja e mjedisit dhe kequshqyerja shihen si faktorët e shtimit të patologjive

Banorët në zonat urbane janë më të ekspozuar kundrejt sëmundjeve të natyrave të ndryshme. Vëzhgimet e kryera mbi përhapjen e sëmundshmërisë në popullatë kanë treguar se zonat urbane raportojnë edhe numrin më të lartë të pacientëve të prekur nga patologji të caktuara. Dje, në Ditën Botërore të Shëndetit, ekspertët e shëndetit publik kanë lëshuar alarmin se urbanizimi i shpejtë i vendit konsiderohet si një ndër faktorët që po rriskon shëndetin e popullatës. Kjo, pasi qytetet sot po ballafaqohen me një prurje të madhe njerëzish, të cilët ekspozohen ndaj kërcënimeve të shumta, si: sëmundjet infektive që vijnë nga kushtet e këqija, mungesa e ujit, dendësia e banorëve. Sipas këtij raporti të publikuar, rezulton se lista e sëmundjeve më të shpeshta kryesohet nga ato të natyrës kardiovaskulare dhe tumorale, por nuk mbeten pas dhe sëmundjet infektive. Ndërkohë që më të prekurit nga këto simptoma raportohen të jenë moshat e rritura. Problematik mbetet edhe fakti që pjesa dërrmuese e këtyre pacientëve i zbulojnë sëmundjet e tyre në faza të rënduara, kur dhe trajtimi bëhet më i vështirë. "Pa dyshim dominojnë sëmundjet që ne po i quajmë kronike, joinfektive, që prekin më shumë moshat e mesme apo moshat e treta, duke filluar nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceret, problemet kronike të mushkërive, por gjithashtu probleme të rëndësishme ngelen aksidentet, traumat", është pohuar nga ekspertët e shëndetit publik. Referuar këtyre treguesve, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pohohet se rreth 1.2 milionë njerëz do të vdesin nga ndotja e ajrit në zonat urbane. Përveç ndotjes janë edhe një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë në rritjen e sëmundshmërisë, si: kequshqyerja, mungesa e aktiviteteve fizike. Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, nxënës të shkollës nëntëvjeçare “Emin Duraku” kanë zhvilluar një aktivitet, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në mbrojtje të shëndetit dhe mjedisit, duke përdorur ushqime bio.

Shkaqet

Urbanizimi i shpejtë i vendit konsiderohet si një ndër faktorët që po rriskon shëndetin e popullatës. Kjo, pasi qytetet sot po ballafaqohen me një prurje të madhe njerëzish, të cilët ekspozohen ndaj kërcënimeve të shumta, si: sëmundjet infektive që vijnë nga kushtet e këqija, mungesa e ujit, dendësia e banorëve. Sipas këtij raporti të publikuar, rezulton se lista e sëmundjeve më të shpeshta kryesohet nga ato të natyrës kardiovaskulare dhe tumorale, por nuk mbeten pas dhe sëmundjet infektive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›