Nxënësit në protesta, u shkarkuan drejtorin e shkollës
11/03/2011 Shprehen se vendimi ka prapavijë politike
SHKODER- Nxënësit e shkollës së bashkuar Velipojë kanë organizuar një protestë brenda territorit të shkollës së tyre, duke kërkuar me vendosmëri rikthimin në punë të drejtorit të shkarkuar nga Drejtoria rajonale Arsimore Shkodër. Drejtori i kësaj shkolle, Gjekë Ujka, u shkarkua më 7 Mars, ditën kur të gjithë mësuesit kishin organizuar festimin e ditës së tyre. Këtë shkarkim nxënësit e kanë quajtur të padrejtë dhe të pabazuar dhe të palogjikshëm sidomos në një ditë kur të gjithë ata kishin përgatitur lulet për t’ia dhuruar drejtorit, mësuesit të tyre Gjekë Ujka. Nga ana e tyre vetë mësuesit shprehen se ndërrimet e drejtuesve nuk bëhen në këtë periudhë të vitit, por në fillim të tij. Sipas mësuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle, shkarkimi është bërë në një moment të papërshtatshëm, pasi është periudha e përgatitjes së nxënësve për provimet e fundit. Nxënësit shprehen se prej tre ditësh nuk po zhvillojnë mësim normal, pasi dita fillon me protesta dhe me kërkesën për rikthimin e drejtorit Ujka në shkollë. Ndërkohë përfaqësuesit e bordit të prindërve të shkollës janë shprehur se situata e krijuar tregon se vendi ynë nuk është aspak në nivelet demokratike për të cilat pretendohet se jemi. Për ta është e qartë se shkarkimi i drejtorit Gjekë Ujka ka vetëm prapavijë politike, pasi vendimi i Drejtorisë Arsimore erdhi pasi u mor vesh se vëllai i drejtorit, ish-deputeti i PDK-së, Pashko Ujka, u shpall zyrtarisht kandidat i opozitës për kryetar të komunës Velipojë.