Largohet nga vendi i aksidentit, ndalohet 24-vjeçari
Tiranë - Policia e Tiranës njoftoi dje arrestimin e shtetasit Ardian Ustaj, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largimit nga vendi i aksidentit”. Sipas burimeve zyrtare të policisë, 24-vjeçari Ustaj, duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë, me targë TR 2290 P, në bulevardin “Zhan D’Ark”, ka aksidentuar këmbësorin Çlirim Çelmeta, 65 vjeç, banues në Tiranë, i cili u transportua në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore. Burimet policore sqaruan se pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit, por pa mundur t’u shmangej për shumë kohë forcave të policisë, të cilat e arrestuan disa orë pas ngjarjes. Burimet zyrtare konfirmuan se aktet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë kanë intensifikuar punën për disiplinimin e përdoruesve të rrugës, me synim rritjen e sigurisë rrugore.
12 Shkurt 2008