E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston tre të kërkuar për vjedhje

Tiranë - Tre persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për vjedhje, janë ndaluar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, - bënë të ditur burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë. Në pranga është vënë shtetasi Daniel Gojashi, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat për veprën penale të ”vjedhjes”. Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit realizoi ndalimin e shtetasit Lorenc Shabani, 18 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 5 dhjetor 2007, e ka dënuar me 4 muaj heqje lirie për veprën penale të “vjedhjes”. Forcat e policisë mundësuan edhe kapjen e shtetasit Ramazan Dedja, 53 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë me tre muaj burg për “vjedhje”.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë konfirmoi se strukturat e menaxhimit operacional të saj po punojnë me intensitet në drejtim të rritjes së parametrave të rendit dhe të sigurisë publike si dhe për kapjen në një kohë sa më të shkurtër të autorëve të ngjarjeve kriminale.

12 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›