E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota per PD, me shume pune dhe viza

Kryeministri Berisha inauguroi pasditen e djeshme fillimin e punimeve per ndertimin e Lotit te pare te rruges Qukes- Qafe Plloc. Me pas gjate fjales se tij me banoret e Librazhdit, kryeministri Berisha deklaroi se kjo rruge eshte shume e rendesishme

per Korcen, Mokren, Librazhdin e mbare Shqiperine. "Kjo rruge shkurton ne menyre shume te ndjeshme distancen e Korces, Bilishtit e Kolonjes me Tiranen, cka eshte nje qellim madhor i imi. Per mua, gjeja me e cmuar qe kemi ne eshte koha, prandaj, sa me shume kohe te kursejme, aq me shpejt do te zhvillohemi", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Sipas Berishes, paralel me kete projekt, do te nise menjehere puna per ndertimin e autostrades se re Elbasan - Tirane e cila do te shkurtoje ndjeshem distancat e kesaj zone me kryeqytetin. Kryeministri Berisha i beri thirrje banoreve te kesaj zone te marrin pjese ne votime dhe ta hedhin voten e tyre me pjekurine dhe qytetarine me te madhe dhe mos te lejohen votimet familjare. "Thirrja ime vellazerore eshte qe, ne qendrat e votimit te shkojme familjarisht, se keshtu na ka hije. Edhe une familjarisht shkoj, por atje te mos votojme kolektivisht, sepse kjo eshte e papranueshme si standard evropian", beri thirrje kryeministri Berisha, duke shprehur besimin se keto zgjedhje do te ishin me te mirat ne historine e vendit. Me pas kryeministri Berisha zhvilloi nje miting ne sheshin qendror te Korces, ku i ftoi te gjithe qytetaret te votonin numrin 10 ne zgjedhjet qe do te mbahen pas dy ditesh. Sipas Berishes, vota per PD-ne ishte nje vote per heqjen e vizave, per te krijuar ne Korce dhe ne mbare Shqiperine 160 mije vende te reja pune, per urbanizimin e cdo rruge dhe cdo rrugeve dhe per te pasur 24 ore uje pa nderprerje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›