E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Votoni vetem PD, jo aleatet e saj

Kandidati i pare i PD ne Fier, Sokol Olldashi i ftoi banoret e disa komunave te Ballshit te Fierit te votonin vetem Partine Demokratike dhe jo partite e tjera te koalicionit parazgjedhor te djathte. Sipas tij, nese do te ndodhte qe simpatizant e PD-se te votonin partite e tjera te koalicionit atehere do te cenohej vete PD. "Ne jemi realisht ne koalicion me partite e tjera, por partite e tjera jane te ftuara te marrin votat e tyre dhe jo votat e PD-se. Ndryshe do te demtonim rende interesin jo vetem te Partise Demokratike, por edhe interesat e partive te koalicionit, prandaj cdo vote vetem tek sigla e Partise Demokratike, vetem tek numri 10, vetem tek Sali Berisha", deklaroi ministri i Transporteve, Olldashi ne komunen Pojan te Fierit. Po keshtu Olldashi u beri thirrje te gjitheve te shkojne ne votime me date 28 qershor dhe te vendosin per fatin e vendit per kater vitet e ardhshme. "Te votojne projektin evropian te Shqiperise Evropiane, si projektin me te mire per veten e tyre, femijet e tyre, familjet dhe te ardhmen e vendit", bwri thirrje Olldashi. Ai peruroi fillimin e punimeve per ndertimin e ujesjellesit ne Fushe Drenove me vlere 18 milione leke, financuar nga buxheti i shtetit, i cili perfundon ne fund te muajit gusht. Ndersa ne fshatrat Arjanitas dhe Ballsh, Olldashi peruroi fillimin e punimeve per rinkostruksionin e rruges Ballsh-Arjanitas me vlere rreth 118 milione leke, e cila parashikohet te perfundoje ne janar 2010.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›