Lista me emrat e banorëve të njësisë 8 dhe 9 në Tiranë që marrin lejen e legalizimit
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, puplikon për qytetin e Tiranës listën me emrat e rreth 3000 banorëve, të njësisë 8 dhe 9 për të cilët ka përfunduar dokumentacioni tekniko-ligjor i kalimit të pronësisë të parcelës ndërtimore. Njoftohen qytetarët që dëshirojnë të shlyejnë detyrimet me bono privatizimi, sipas listës së mëposhtme, në bazë të një grafiku, të paraqiten pranë zyrës rajonale të Tiranës, për të dorezuar kërkesën për mënyren e pagesës me bono privatizimi sipas përcaktimeve në ligj. Ky formular gjendet në zyrën Rajonale të ALUIZNI-t, si dhe në web-site, të Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t www@aluizni.gov.al. Në bazë të ligjit për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit ose vijës së verdhë, për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², pagesa mund të kryhet për deri 50% të vlerës me bono privatizimi. Për objektet pa leje me funksion banimi apo të përzier, jashtë vijës kufizuese të ndërtimit, ose vijës së verdhë, për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. ALUIZNI njofton se në vazhdimësi do të japin informacion për paraqitjen e qytetarëve pranë drejtorive rajonale të Aluizni-t në qarqe për plotësimin e kërkesës mbi mënyrën e pagesës së parcelës ndërtimore me bono privatizimi.
10 Prill 2010