E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjalimet e famshme, dhjetë këshilla për të folur në publik



Për shumë njerëz fjalimet publike janë një makth i vërtetë, edhe pse e folura në publik është një aftësi që na duhet të gjithëve. Qoftë para klasës, para shefave, apo para klientëve ose para një turme më të madhe, të gjithëve na duhet që të flasim në publik. Revista “Forbes” ofron dhjetë gjëra që duhen pasur parasysh gjatë fjalimeve publike dhe për të mbajtur një fjalim të mirë. Fjalimet e famshme nuk kanë pse të jenë të gjata për të qenë të mëdhenj. Fjalimet e famshme nuk kane pse të jenë të gjata për të qenë të rëndësishme. Këto fjalime të mëdha, këto fjalime të famshme nuk kanë zgjatur me orë të tëra, por ama kanë lënë gjurmë të paharrueshme në histori, kanë shërbyer për të shembur sisteme, për të thyer dogma e për të zhvilluar marrëdhënie njerëzore.
Fjalimet e famshme
Një prej fjalimeve më të famshme në histori, ai i Winston Churchill, ka qenë një fjalim i shkurtër dhe një ndër fjalimet më frymëzuese në histori. Në fjalimin e tij të parë si kryeministër i Britanisë, Winston Churchill, e lidhi rezultatin e luftës ndaj nazistëve me mbijetesën e Britanisë. Në një prej betejave historike ai mbajti një fjalim, po aq historik. “Ju më pyesni se cilat janë politikat tona? Unë mund t’ju them: Është për të bërë luftë nga deti, toka dhe ajri, me gjithë forcën dhe fuqinë që Zoti mund të na japë; të bëjmë luftë kundër një tiranie monstruoze, e cila se ka kapërcyer kurrë errësirën, një katalog i vajtueshëm i krimit njerëzor. Kjo është politika jone”,- tha Winston në fjalimin e tij. Po aq mbresëlënës është dhe fjalimi i famshëm i inaugurimit të John Kennedy.
Në një fjalim të shkurtër, të cilin ai kaloi dy muaj për t’i dhënë formë, Kennedy, 43-vjeçar, Presidenti më i ri i zgjedhur dhe i pari katolik, theksoi rëndësinë e shërbimit kombëtar. Ndër vite, ky është konsideruar si një prej fjalimeve më frymëzuese, të cilin janë munduar ta përdorin shumë folës të njohur e të shquar. Rreshtat e tij të famshëm të fjalimit që kanë mbetur në histori ishin: “Të dashur patriotë amerikanë! Mos pyesni se çfarë vendi juaj mund të bëjë për ju, pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”.
Këshillat
Një këshillë që jep revista “Forbes” është: “Shkruani titullin dhe kokën e fjalimit siç do të donit që të shfaqej në një gazetë, nëse doni që fjalimi juaj të jetë lajm i faqes së parë. Nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë duhet të dini se mesazhi juaj është shumë i komplikuar, i mërzitshëm ose shumë i zakonshëm për t’i bërë përshtypje dikujt”. E folura në publik do të thotë që të lesh mënjanë mungesën e vetëbesimit dhe të japësh mesazhin që është më i rëndësishëm se ndjenjat tuaja dhe sensitiviteti juaj. Ka të bëjë me faktin se prezantimi juaj duhet të çojë një mesazh në destinacion e ky është një mision që duhet çuar deri në fund. Jim Gill ka përfaqësuar sindikatat dhe Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork në çështje ligjore. Gill thotë se mbështetet shumë tek përdorimi i humorit, por nëse nuk është humori i duhur, fjalimi mund të kthehet në bumerang. Gjëja më e gabuar që mund të bëhet është të përpiqesh të impresionosh një audiencë, pasi ke provuar të bësh humor jo të mirë. Reverendi Harrington thotë se kur po lutet nuk po flet me 800 persona, por përpiqet t’i flasë secilit individualisht. Kontakti me sy është shumë i rëndësishëm. Lëvizja po ashtu është e rëndësishme, në mënyrë që të kapet një valë sa më e gjatë njerëzish. Vetëm se duhet pasur kujdes që nëse tema e diskutimit është për tradhtinë le të themi, s’duhet pare një person në sy sepse duket sikur po e akuzon. Është shumë e rëndësishme që ta merrni me ngadalë, veçanërisht në fillimin e fjalimit. Kështu do të arrini të tërhiqni vëmendjen e publikut nëse bëni pauza herë pas here. Nëse s’bëni pauza edhe mund ta fyeni audiencën. Ata do të mendojnë se e keni me nxitim dhe se ju keni në plan vetëm të mbaroni fjalimin tuaj e të ikni një orë e më parë.

Floyd Abrams, firma ligjore “Cahill Gordon”
Floyd Abrams ka përfaqësuar së fundmi gazetën “New York Times” në mbrojtjen ndaj Judith Miller. Shumë fjalime janë ose shumë të dendur ose shumë të mërzitshëm, sidomos në fushën e kompanive. Përdorni shembuj që përfshijnë dialogë, kur personat që flasin janë duke përdorur gjuhën e tyre të folur. Mos përdorni asnjëherë zhargone.

Ari Fleischer, ish-sekretar shtypi i Shtëpisë së Bardhë
Shkruani titullin dhe kokën e fjalimit siç do të donit që të shfaqej në një gazetë, nëse doni që fjalimi juaj të jetë lajm i faqes së parë. Nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë duhet të dini se mesazhi juaj është shumë i komplikuar, i mërzitshëm ose shumë i zakonshëm për t’i bërë përshtypje dikujt.

George Foreman, kampion i peshave të rënda në boks dhe sipërmarrës
E folura në publik do të thotë që të lësh mënjanë mungesën e vetëbesimit dhe të japësh mesazhin që është më i rëndësishëm se ndjenjat tuaja dhe sensitiviteti juaj. Ka të bëjë me faktin se prezantimi juaj duhet të çojë një mesazh në destinacion e ky është një mision që duhet çuar deri në fund.

Jim Gill, firma ligjore “Bryan Cave”
Jim Gill ka përfaqësuar sindikatat dhe Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork në çështje ligjore. Gill thotë se mbështetet shumë tek përdorimi i humorit, por nëse nuk është humori i duhur, fjalimi mund të kthehet në bumerang. Gjëja më e gabuar që mund të bëhet është të përpiqesh të impresionosh një audiencë, pasi ke provuar të bësh humor jo të mirë.

Erin Gruwell, themeluese e Fondacionit “Freedom Writers”
Si të gjithë folësit publikë, Gruwell ka marrë shembull nga Bill Clinton, Desmond Tutu dhe Lance Armstrong. Dy audiencat më të vështira janë fëmijët dhe punëtorët. Gruwell thotë se këto audienca s’janë të detyruara t’ju dëgjojnë, ndaj metoda e duhur për t’i bërë të të dëgjojnë është t’i përfshish e t’i bësh pjesë të fjalimit.

Reverend Kieran Harrington, prift i Dioqezës së Bruklinit
Reverendi Harrington thotë se kur po lutet nuk po flet me 800 persona, por përpiqet t’i flasë secilit individualisht. Kontakti me sy është shumë i rëndësishëm. Lëvizja është e rëndësishme, në mënyrë që të kapet një valë sa më e gjatë njerëzish. Vetëm se duhet pasur kujdes që nëse tema e diskutimit është për tradhtinë, s’duhet parë një person në sy, sepse duket sikur po e akuzon.

Allen Hershkoëitz, shkencëtar
Hershkoëitz flet shpesh para audiencave të mëdha dhe shërben si ekspert dëshmitarësh në seanca gjyqësore. “Merruni me faktet në mënyrë sa më të thjesht, minimizojini të dhënat. Ne kemi tri rregulla. Mos tregoni më shumë se tri gjëra, mos flisni për shumë koncepte e mos përfshini një mori argumentesh nëse doni t’ju ndjekin”.

Bob Kerrey, ish-guvernator i Nebraskës
Është shumë e rëndësishme që ta merrni me ngadalë fjalimin, veçanërisht në fillimin e tij. Do të arrini të tërhiqni vëmendjen e publikut nëse bëni pauza herë pas here. Nëse s’bëni pauza edhe mund ta fyeni audiencën. Ata do të mendojnë se e keni me nxitim dhe se ju keni në plan vetëm të mbaroni fjalimin tuaj e të ikni një orë e më parë.

Sally Koslow, autore e librit “Little Pink Slips”
“Mua më është dashur të mbaj shumë fjalime, thuajse për çdo punë që kam pasur. Është shumë e rëndësishme që unë të dal para një turme dhe të flas. Natën para fjalimit unë i hedh një sy shënimeve të mia dhe përpiqem të përfytyroj atë që dua të them. Kjo të ndihmon ta mbash mend më mirë fjalimin dhe t’i përvetësosh fjalët në mënyrë të natyrshme”.

Richard La Gravenese, regjisor dhe skenarist
“Kur dhashë një fjalim para 650 vetash mbi regjinë, u tmerrova kur mendova numrin e njerëzve. Në një pjesë të vogël letre shkrova fjalët që e dija se krijonin histori dhe do të më ndihmonin. Ia kalova më mirë se asnjëherë. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të tregosh se je human dhe të lidhesh në mënyrë të vërtetë me ata që të dëgjojnë”.

Leksione nga folësit e mëdhenj

John F.Kennedy
“..... le të ecim përpara dhe të udhëheqim vendin që duam, duke kërkuar bekimin e tij, ndihmën e tij, por duke ditur që këtu në Tokë, puna e Zotit duhet të jetë realisht e jona”. Kennedy ishte një folës i mirë në publik, por fjalimet e tij mbahen mend më shumë për përmbajtjen e tyre. Në vitin 1960 ai debatoi me Richard Nixon, debati i parë presidencial i transmetuar në televizion. Nëse fjalimi dëgjohej në radio krijohej ideja se Nixon kishte fituar. Por po të shihej në televizor dukej sikur ishte Kennedy ai që kishte fituar, për shkak të rëndësisë që ai i jepte paraqitjes dhe qëndrimit.

Winston Churchill
“Le të shtrëngojmë fort detyrimet tona dhe të vazhdojmë të qëndrojmë të tillë, në mënyrë që nëse Perandoria Britanike zgjat për një mijë vjet, të tjerët të thonë në çdo moment: “Kjo ishte periudha më e mirë e tyre”. Si kryeministër i Anglisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Churchill i mbante fjalimet e tij më elektrizuese nëpërmjet radios. Taktika e tij e preferuar, të cilën ai e përdorte vazhdimisht ishte apeli që bënte duke përdorur historinë. Ai kalonte javë të tëra duke u dhënë atyre formë nëpërmjet saktësisë retorike, e cila virtualisht është zhdukur në ditët e sotme.

Martin Luther King
“.... ne nuk jemi të kënaqur dhe nuk do të jemi të kënaqur derisa drejtësia të fillojë të lëvizë ujërat dhe drejtësinë në rrjedhën e tyre të duhur”. Nëse fliste në një katedër apo në një podium, Martin Luther King, gjithnjë predikonte dhe hipnotizonte, duke injektuar fjalët më të zakonshme me një origjinë spirituale. Gjithashtu ai përdorte aluzione lehtësisht të njohura, duke bashkangjitur idetë e tija të reja e radikale me ato të vjetrat e të stabilizuarat, duke u dhënë kështu atyre prestigj e autoritet të pamohueshëm.

Adolf Hitler
Tmerri që shoqëron emrin dhe ideologjitë e Hitlerit, nuk e pengon atë të jetë një mjeshtër i lindur në oratori. Asgjë nuk ka kontribuar më shumë në lavdinë e tij sesa aftësitë e tij oratorike. Fjalët që nxirrte nga goja gjatë fjalimeve ngjanin më shumë si kallëpe dinamiti, ato bindin miliona vetë të ecnin pas tij dhe kauzës së tij. Si rezultat, ai konsiderohet nga shumë studiues si një prej folësve më të mëdhenj në publik të shekullit të 20-të. Është pikërisht përzierja e pasionit me autoritetin ajo që e bënte Hitlerin të ndizte turmën.

Ronald Reagan
“Ne nuk do t’i harrojmë kurrë ata, e as herën e fundit, të cilën i pamë ata, këtë mëngjes, ndërsa ata përgatiteshin për udhëtim, ndërsa përshëndetën me dorë dhe rrëshqitën përtej kufirit të zymtë të Tokës për të prekur fytyrën e Zotit”. Reagan fitoi epitetin “Komunikues i Madh” për shkak të efikasitetit çarmatosësh të tonit të zërit. Ai i tërhiqte dëgjuesit dhe u fitonte zemrat me stilin e tij personal dhe të ngrohte që ngjante bisedor e atësor, informal, por autoritar dhe gjithmonë vigjilent ndaj qëllimeve të tij.

Franklin D.Roosevelt
“.... Amerika u sulmua papritur dhe me qëllim nga forcat e Perandorisë së Japonisë. Shtetet e Bashkuara ishin në paqe... forcat japoneze sulmuan Hong Kongun, forcat japoneze sulmuan Guamin, forcat japoneze sulmuan Ishujt Filipine...”. 12 vitet e Roosevelt-it në detyrë si President i SHBA-së, përkuan me disa prej kohëve më të trazuara të vendit, duke i dhënë atij mundësinë për më shumë se një rast për të mbajtur një fjalim të madh. Në rastin e “Pearl Harbour” ai e portretizon Japoninë si një agresor i paprecedent, duke vënë në punë formën pasive dhe aktive të foljeve.

10 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›