“El Classico”, Real Madrid-Barcelona
Reali i Madridit dhe Barcelona do të jenë pa disa nga lojtarët kryesorë në “El Classico”-n e “Santiago Bernabeut”. Madrilenët do të jenë pa fantazistin brazilian, Kaka, ndërsa Barcelona pa sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç. Të dy ekipet kanë nga 77 pikë, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje nga përfundimi i kampionatit spanjoll.
Pelegrini: “Nuk kemi frikë”
Trajneri i Realit të Madridit: “Mesi është vetëm një lojtar”
Trajneri i Realit të Madridit, Manuel Pelegrini, u bëri thirrje lojtarëve të tij të mos tregojnë aspak frikë teksa atyre do tu duhet të përmbysë serinë prej tri humbjesh kundër kampionëve në fuqi. “Unë e konsideroj Barcelonën një ekip shumë të mirë, por unë kurrë nuk kam pasur frikë nga askush”, - tha trajneri kilian. “Një barazim është gjithmonë një rezultat i keq për ekipin tim. Ne do të luajmë gjithmonë në sulm kundër rivalëve tanë nga fillimi dhe ky rast nuk do të jetë aspak ndryshe”. Nëse skuadrat barazojnë dhe e përfundojnë sezonin në një numër të barabartë pikësh, Barcelona do të fitojë kampionatin si pasojë e raportit më të mirë kokë-më-kokë, pasi fitoi 1-0 me Realin në “Kamp Nou”. Reali fiton prej 12 ndeshjesh, dhe nuk humbet prej 15 ndeshjesh në “Bernabeu”.
Guardiola: “Jemi të fuqishëm”
Trajneri i Barcelonës: “Reali, ekipi i dytë më i mirë në botë”
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, paralajmëroi lojtarët e tij të jenë “bold” (të fuqishëm) në “Santiago Bernabeu”, kur ata do të përballen me Realin e Madridit në një klasike “hot” në kryeqytetin spanjoll. Bosi blaugranas mendon se ekipi i tij duhet të tregojë fuqitë e tij dhe se është i bindur se lojtarët do të tregohen kurajozë kundër rivalëve të përjetshëm. “Ne duhet të jemi të fuqishëm. Kemi nevojë të tregohemi guximtarë dhe të shohim lojën. Nuk ka arsye të trembemi. Duhet ta trajtojmë si një finale, përndryshe ju nuk mund të fitoni në ‘Bernabeu’. Dua të ndihem mirë kur loja të përfundojë. Fitorja 2-6 e sezonit të kaluar është e pa përsëritshme. Gjithsesi, të fitosh këtë ndeshje do të thotë qartë se kemi rrëzuar ekipin tjetër. Reali i Madridit është një ekipi aftë të luftojë për gjithçka. Janë një ekip i kompletuar. I kam parë dhe më kanë impresionuar. E përdorin hapësirën shumë mirë dhe shpejt dhe mund të shënojnë shumë gola gjithashtu. Jemi duke folur për ekipin e dytë më të mirë në botë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, por jo decizive pasi janë edhe në lojë 21 pikë”.
Mesi, bombardieri i pandalshwm
Lionel Mesi do të shkojë në “Bernabeu” si golashënuesi më i mirë i Ligës spanjolle (26 gol), i Ligës së Kampioneve (8) dhe i barabartë me Uejni Runin e Mançester Junaitid për fitimin e “Këpucës së artë” në Europë. Sulmuesi argjentinas është duke thye çdo rekord. Qysh kur Pep Guardiola mori në dorëzim Barçën, rendimenti i shënimit të golave nga Leo Mesi është rritur dhe tani është 0.81 gola për ndeshje.
6 GOLA
Për Lionel Mesin do të jetë vizita e pestë në “Santiago Bernabeu”. Për herë të parë kundër Realit të Madridit, Mesi luajti në moshën 18 vjeç në fitoren 3-0 në shpërthimin e Ronaldinjos. Paraqitja më e mirë e tij është gjatë sezonit të kaluar, në fitoren e jashtëzakonshme 6-2, ku argjentinasi shënoi dy gola. Në të gjitha ndeshjet kundër Realit të Madridit, Mesi ka shënuar 6 gola në shtatë ndeshje, përfshirë edhe tregolëshin e famshëm në barazimin 3-3 në vitin 2007.
I PANDALSHËM
Mesi është i pandalshëm në shënimin e golave, veçanërisht qysh kur Pep Guardiola u bë trajner në verën e vitit 2008. Në 110 ndeshje me Barçën deri atëherë nën drejtimin e Rajkardit, Mesi kishte shënuar 42 gola, ose 1 gol çdo 2.6 ndeshje. Nën drejtimin Guiardiolës, ai ka shënuar 77 gola në 94 ndeshjes, çka do të thotë një rritje masive e efektivitetit, duke shkuar në 1 gol në çdo 1.2 ndeshje. Tani Mesi është akoma me protagonist në ekipin e Barçës, pasi më parë ishte në rolin ndihmës të Ronaldinjos, Dekos dhe Eto’o-së. Tani ylli argjentinas luan në një rol më sulmues. Me Argjentinën, Mesi ka shënuar vetëm 6 gola në 21 ndeshje, ose një gola 3.3 ndeshje.
Tre fitore të Barçës në “Bernabeu”
Tifozët e Barcelonës mund ta shohin me optimizëm përballjen e madhe në “Santiago Bernabeu”. Gjatë gjashtë sezoneve të kaluar, Barcelona ka fituar tri nga ndeshjet e luajtura në shtëpinë e Realit të Madridit. Të njëjtin numër e ka arritur edhe në stadiumet e Seviljes, Valencias apo Atletiko Bilbaos. Fitorja e fundit në Madrid ishte në shifrat tenstike 6-2.
Dhjetë ndeshjet e fundit
Real Madrid – Barcelona
2008/09: 2-6
2007/08: 4-1
2006/07: 2-0
2005/06: 0-3
2004/05: 4-2
2003/04: 1-2
2002/03: 1-1
2001/02: 2-0
2000/01: 2-2
1999/00: 3-0
Dueli i portierëve, Valdes-Kazijas 6-5
Në duelin e “El Classico”-s, portieri i Barcelonës, Viktor Valdes është fitimtar në gjashtë ndeshje, kundrejt pesë të tillave të Iker Kazijasit të Realit të Madridit. Valdes ka pësuar edhe më pak gola se homologu i tij madrilen. 18 gola të pësuar nga Valdesi, ndërkohë që Kasijas ka pësuar 25 gola nga Barcelona
10 Prill 2010