Qytetet me hotelet më të shtrenjta në botë
Shumica prej nesh kanë kërkesa minimale kur bëhet fjalë për udhëtime, mjafton që dhoma të ketë një krevat, një televizor dhe një tualet. Ka edhe të tjerë, që udhëtimet i konsiderojnë një luks më vete, që ia vlen të shijohet edhe pse çmimi i hoteleve eklipson çdo shërbim. Kur njerëzit më të pasur në botë vendosin të udhëtojnë qoftë për biznes, qoftë për pushime, ajo që u ofrohet është një suitë marramendëse me personel personal, sauna, masazhe, salla lojërash. Për të gjithë ata që nuk e konsiderojnë veten të pasur, një këshillë: Mos shkoni në Moskë!
Për të pestin vit radhazi, Moska është vlerësuar si qyteti me hotelet më të shtrenjtë në botë. Dhomat luksoze në kryeqytetin rus variojnë nga 480 dollarë amerikanë deri në 550 dollarë në natë, nga 67 më shumë se në vitin 2008. Sido që të jetë, këtu suitat marramendëse kushtojnë 80 dollarë më shumë se në destinacionin e dytë më të shtrenjtë në botë, në Abu Dhami. Sipas ekspertëve të Hogg Robinson Group (HRG), kompani e shërbimeve të turizmit norma mesatare e dhomës (llogaritur në monedhën vendase) ra në qytete dhe për këtë arsye hotelierët u përpoqën të tërhiqnin udhëtarët gjatë rënies financiare me çmim të ulur.
Megjithatë për udhëtarët britanikë, rënia e vlerës së monëdhës paund gjatë vitit 2009 bëri që kostoja e hoteleve në shumë qytete të mos përballohej dhe kjo u konsiderua si një dukuri negative, pasi britanikët njihen si udhëtuesit më të mëdhenj. Dhomat me kushte normale në Abu Dhami ishin 58 dollarë më të shtrenjta, në Gjenevë 11 dollarë më pak dhe çmimet në Uashington ishin 16 dollarë më të larta.
Nju Jorku, është qyteti i tretë në listë për hotelet më të shtrenjta edhe pse me një tarifë në ulje prej 23 për qind (nga 414.52 dollarë, në 318.98). Në këtë kryeqendër të luksit do t;ju servilen shërbime, por edhe çmime të kripura, për të cilat duhet të jeni në dijeni që më parë. Ndër hotelet më të mira konsiderohen: Hilton, Marriott dhe Sheraton. Nëse përballoni çmimet e tyre, duke nisur nga 200 deri në 300 dollarë për natë, do t’ju ofrohet shërbim i plotë.
Dhomat mesatare në Londër kanë pasur një ulje çmimi prej 23 për qind nga 271 dollarë që ka qenë, duke e renditur në vendin e 29-të të listës. Shefi i qendrës së Ekonomisë dhe Biznesit, Daglas MekUilliams sqaron se për shkak të recesionit që në vitin 1930 gjithçka pësoi rënie. Midis 10 qyteteve me hotelet më të shtrenjta në botë është padyshim edhe Parisi, i cili renditet i katërti me tarifat 300 deri në 320 dollarë në natë. I njëjti çmim në Paris ka qenë edhe në vitin 2008, çka tregon një cilësi të mirë të shërbimit dhe klientë të kënaqur me atë që u ofrohet. Një tjetër qytet i listës është edhe Uashingtoni, ku hotelet me cilësi mesatare kushtojnë rreth 285 dollarë për një natë.
Hotelet më të shtrenjtë
Qyteti 2009 2010
Moskë 550.78 dollarë 500 dollarë
Abu Dhabi 405.47 dollarë 347 dollarë
Nju Jork 404 dollarë 368 dollarë
Paris 364 dollarë 364 dollarë
Manama (Bahrain) 308 dollarë 343 dollarë
Milano 352 dollarë 335 dollarë
Gjenevë 323 dollarë 335 dollarë
Kopenhagen 315 dollarë 330 dollarë
Uashington 308 dollarë 324 dollarë
Athinë 312 dollarë 321 dollarë
Qytetet më të lira
Riga 61 euro
Orlando 63 euro
Tallinn 65 euro
Las Vegas 66.5 euro
Kuala Lumpur 72 euro
10 Prill 2010