E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista në Qeveri

Ukë Rugova nuk do të jetë pjesë e Grupit parlamentar të AAK’së. Dardan Gashi thotë se Lista Ibrahim Rugova ka pas vetes së paku edhe tre deputetë të tjerë, të gjithë të LDK’së. Pas qëndrimit të partisë së Haradinajt, PDK’ja po punon për krijimin e koalicionit me AKR’në, Listën Rugova dhe partitë e pakicave. Nga Valmir Klaiqi & Faton Ismajli më 10 shkurt 2011 në ora 08:33

Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës rreth koalicionit qeveritar ka ndarë përfundimisht rrugët mes kësaj partie dhe Listës Ibrahim Rugova. Këto dy subjekte politike patën lidhur koalicion parazgjedhur me pompozitet dhe pritje të mëdha elektorale.

Por, djali i ish-presidentit Rugova, Uka, nuk pajtohet me vizionin e AAK’së për qeverinë e ardhshme të Kosovës. Uka është kandidati i vetëm i Listës që arriti të bëhet deputet.

“Po, definitivisht, ne do të veprojmë të pavarur prej AAK’së”, ka thënë të mërkurën për Express, Dardan Gashi, një nga themeluesit e Listës.

Mirëpo në AAK ende nuk kanë marrë asgjë zyrtare se Ukë Rugova nuk do të bëjë pjesë në Grupin parlamentar të partisë së Ramush Haradinajt.

Këshilltari i Liderit të AAK’së, Besnik Tahiri ka thënë se marrëveshja me djalin e ish-presidentit është ende në fuqi.

“Këtë qëndrim ata nuk na e kanë komunikuar, përndryshe rruga e mbarë u qoftë. Mirëpo ne nuk kemi asgjë zyrtare”, ka thënë Besnik Tahiri, për Express, të mërkurën.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›