Dialog teknik, jo politik
Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 22:39
Këshilltari i Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian të Kongresit Amerikan, Robert Hend, duke folur për fillimin e dialogut Beograd-Prishtinë, ka thënë se tash për tash problem më i madh është situata e brendshme politike në Kosovë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka theksuar se raporti i Dick Martyt nuk do të shtyjë bisedimet dhe se ato do të fillojnë së shpejti.
"Shpresoj se dialogu do të fillojë së shpejti dhe se do të fokusohet në çështjet teknike, e jo në çështjet e statusit, kështu që të dyja palët që në fillim do të orientohen drejt çështjeve me interes të përbashkët, në të cilat mund të bashkëpunojnë", ka thënë Hend.