Vaksinat në bërllog

Në kohën kur numri i personave që diagnostifikohen me virusin AH1N1 ose siç njihet si “gripi i derrit“ është në rritje, pjesës më të madhe të vaksinave u ka kaluar afati i përdorimit.
Mbi 100 mijë tableta Tamiflu kundër “gripit të derrit“, të dhuruara si donacion nga Organizata Botërore ë Shëndetësisë për Kosovë, u ka skaduar afati.
Përveç këtyre, afati u ka skaduar edhe 5 mijë të tjerave të dhuaruara si donacion nga Turqia, duke bërë që ato të jenë të papërdorshme.
Në anën tjetër, numri i pacientëvë kosovarë të prekur nga gripi AH1N1 vazhdon të rritet dhe brenda pak ditëve, nga 12 persona sa ishin diagnostifikuar me këtë virus, tash janë 134 veta.
Shpend Fazliu, zëdhënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), thotë se megjithatë gjendja shëndetësore e këtyre pacientëve është e mirë, përveç një rasti.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...