E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista provizore 2009 është dhe Honda

Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit (FIM) ka komunikuar listën provizore të pilotëve të zyrtarizuar për Botërorin 2009. Edhe pse në mëngjesin e djeshëm u fol për një tërheqje të mundshme të dy Hondave zyrtare, një gjë e tillë është përgënjeshtruar nga publikimi i listës. Të dy Hondat do të jenë pjesëmarrëse në kampionatin e ardhshëm të botës në MotoGp. Në listë nuk ka asnjë surprizë. Dani Pedroza dhe Andrea Doviciozo, do të garojnë në këtë sezon respektivisht me numrin 3 dhe me numrin 4. Në pistë nuk ka se si të mungojë edhe kampioni në fuqi i botës, Valentino Rosi. Piloti italian do të identifikohet edhe në këtë sezon me numrin e tij të dashur "46", ndërsa ish-kampioni i botës, australiani Kajsi Stoner do të mbajë mbi motor numrin 27. Me numrin 59 do të identifikohet sërish Sete Xhibernau. Të gjitha skuadrat tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, pritet zyrtarizimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›