Vjen receta antikrizë, tri makina për skuadër
Në vitin 1958, kampionati botëror i konstruktorëve të F.1 u vendos mes dy skuadrave që zbrisnin në pistë nga tri makina secila: Ferrari mori pjesë me Majk Hautorn (që fitoi titullin e pilotëve), Peter Kollins e Luixhi Muso, ndërsa skuadra angleze Uanuoll (kampione e konstruktorëve) me Stirling Mos, Toni Bruksks dhe Stjuart Luis Evans. Skenari, sikurse ka hedhur hipotezën e saj e përjavshmja e specializuar zvicerane "Motorsport Aktuell", mund të përsëritet vitin e ardhshëm. Një gjë e tillë mendohet se do të jetë e kushtëzuar për shkak të krizës financiare që ka goditur edhe kampionatin e Formula 1. Për këtë arsye vetëm pak kohë më parë, ishte Honda ajo që deklaroi tërheqjen, ndërkohë që dyshohet se do të ketë edhe largime të tjera.
Pilotët
Në fakt, Formula 1 po përgatitet të zbresë në pistë pa makinat Honda. Por vetëm 18 makina në start do të ishin shumë pak: për spektaklin, por mbi të gjitha për kontratat televizive. Nuk ka ende të dhëna konkrete nga ana e skuadrave dhe mbi të gjitha nga ana e konstruktorëve. Po ashtu ende nuk ka folur zyrtarisht edhe Berni Ekleston. Por e përjavshmja zvicerane hedh hipotezën, se skuadrat do të jetë në lira të vendosin vetë nëse do të duan të hedhin një makinë të tretë në pistë apo jo. Ferrari mund t‘i besojë kalaudatorit Mark Zhene, një makinë, ndërsa MekLaren duket se ka tashmë gati aktivizimin e Pedro de la Rozës. Edhe BMV ka individualizuar te Kristian Klien, një pilot premtues, që gëzon edhe eksperiencë e nevojshme.
Të vegjlit
Për sa u përket skuadrave më të vogla, Adam Parr, drejtori i përgjithshëm i skuadrës Uilliams, është shprehur tashmë në favor të përdorimit të një makine të tretë. Madje, anglezi ka nënvizuar se, do të shikonte me shumë kënaqësi 6-7 skuadra me nga tri makina dhe se makinat e tjera do të mund të merrnin motorë nga të mëdhenjtë. Dakord me këtë ide është edhe Force India, e cila që nga sezoni i ardhshëm do të garojë me motor "Mercedes" dhe ka konfirmuar Fizikelën e Sutilin. Kjo e fundit mund të kënaqë MekLarenin edhe në planin e pilotëve, duke hedhur në pistë një tjetër beniamin të Ron Denis, anglezin Gari Pafet.
Rikthimet
Por një zgjidhje e tillë mund të fusë në lojë pilotë si Jenzon Baton e Rubens Barrikelo, të cilët kanë mbetur pa punë pas tërheqjes së Hondës. Edhe Redbull dhe motra e tij më e vogël, Toro Rosso, mund të vendosin të garojnë me një makinë të tretë. Javët e ardhshme do të sqarojnë më mirë, nëse kjo nuk do të mbetet thjesht një hipotezë. Edhe pse është e vështirë të parashikosh se si mund të financohen, duke pasur parasysh uljen e shpenzimeve, duket se kjo zgjidhje do të ishte më e favorshme.
Hipoteza
Sipas "Motorsport Aktuell", 18 makina në startin e Botërorit të Formula 1 do të ishin shumë pak, jo vetëm për spektaklin, por mbi të gjitha për kontratat televizive. Hipotezat: Ferrari me Zhene, MekLaren me De la Rosa dhe në ndonjë skuadër mund të ketë hapësirë për Baton e Barrikelo