E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista zyrtare, Berisha heq kritikët

Shpallet lista e Këshillit Kombëtar të PD-së, mbeten jashtë deputetët Sula, Gumi, Hida, Shehu dhe Maliqi

Çiljeta Xhilaga renditet para Bensik Muastafajt. Përjashtohen mbështetësit e presidentit Bamir Topi
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka mundur, më së fundi, pas gati një jave nga dita e votimit, të marrë formë përfundimtare. Është dashur OK-i i kryeministrit Sali Berisha i rikthyer dje në mbrëmje nga Danimarka, ku zhvilloi një vizitë zyrtare që selia blu të shpallë dje, në mënyrë zyrtare, listën e 100 anëtarëve të rinj të këtij forumi, të cilët në bazë të statutit zgjidhen me votim nga delegatët, pjesë e Kuvendit Kombëtar. Nga lista e publikuar bie në sy përjashtimi nga Këshilli Kombëtar i ishdeputetëve të njohur si mbështetës të Presidentit Bamir Topi, si dhe vota masive që ka marrë vet kreu i kësaj force, Sali Berisha, i cili ka marrë pëlqimin e plot 1201 delegatëve, por 3 më pak sesa mori në garën pa rival për kryetar të Partisë Demokratike. Lista Katër drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike, kryetari Sali Berisha, dy nënkryetarët Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, si dhe sekretari i Përgjithshëm, Ritvan Bode, duket se gëzojnë edhe popullaritetin më të lartë në radhët e demokratëve. Kështu, të deleguarit e anëtarësisë në Kuvendin Kombëtar kanë votuar në mënyrë të diferencuar katër figurat e mësipërme, të cilët kanë marrë secili mbi 1 mijë vota. Listën, ashtu siç edhe pritej, e kryeson kryeministri Sali Berisha me 1201 vota, dhe pas tij vijnë me radhë Topalli me 1144, Patozi me 1133 dhe më pas Ritvan Bode me 1121. Një mbështetje të madhe ka marrë edhe
anëtari i kryesisë, Sokol Olldashi dhe Edi Paloka, të cilët, gjithashtu, renditen në kuotat e
mbi 1 mijë votave, ose më konkretisht 1097 dhe 1005 secili. Bie në sy se një nga ministrat më të preferuar të kryeministrit, Lulëzim Basha ka mundur të marrë vetëm 944 vota, duke u renditur vetëm i 9-ti, pas Flamur Nokës dhe Bujar Nishanit. Pjesë e këtij forumi, ashtu siç pritej, është bërë edhe këngëtarja Çilieta Xhilaga, e cila ka marrë 502 vota, duke lënë kështu pas ish-ministrin e Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili ka 454 vota. Në këshill ka mundur të hyjë edhe deputeti minoritar, Spiro Ksera, që sot mban edhe postin e Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, pavarësisht se deri disa muaj më parë ishte anëtar i PBDNJ-së, ndërsa ka mbetur jashtë deputeti i vjetër Dashnor Sula dhe deputeti
i Beratit, Lefter Maliqi. Në listën zyrtare vihet re një përfshirje e konsiderueshme e të rinjve, kryesisht këshilltarë të Berishës, zv.ministra, por edhe drejtorë drejtorish, ku natyrisht nuk mungojnë zëdhënësja e PD-së, Erla Mehilli, dhe ajo e qeverisë, Juela Meçani. Largimet Procesi i fundit zgjedhor i ka shërbyer kryeministrit Berisha, jo vetëm për të rikonfirmuar veten e vet në krye të partisë, por edhe për të pastruar radhët e forumeve të larta drejtuese, siç është edhe Këshilli Kombëtar nga kundërshtarët e tij, si dhe nga mbështetësit e kreut të shtetit, Bamir Topi. Pasi i la jashtë listës së kandidatëve për deputetë dhe për rrjedhojë edhe jashtë Kuvendit, ai i ka përjashtuar ata edhe nga Këshilli Kombëtar ku bënin pjesë deri më tani. Kështu fatin e deputetit Dashnor Sula e kanë pasur edhe ish-kolegët e tij të njohur gjatë legjislaturës së shkuar si mbështetës të presidentit Topi. Pra, ish-deputetët Sali Shehu, Pal Dajçi, Astrit Bushati, Eris Hoxha, Engjëll Cara, Blerim Çela, Mevlan Xhindoli, Preç Zogajn, Rahim Kaleci apo edhe Ylli Pango, kanë mbetur jashtë radhëve të këtij këshilli. Ndërkohë, ashtu siç edhe pritej, pjesë e këshillit Kombëtar nuk është bërë as zëri kritik brenda radhëve të PD-së, ish-deputeti Aleksandër Biberaj, pavarësisht se aktualisht është ende pjesë e kryesisë së partisë. Jashtë ka mbetur edhe një tjetër zë kritik i kryeministrit Berisha, pedagogu i Ekonomisë, Omer Stringa, ish-kryetari, Eduart Selami, ish-ministri i Brendshëm, Agron Musaraj, ish-deputeti dhe shkrimtari, Bardhyl Londo, apo edhe kreu i Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka. Lidhur me përbërjen e Këshillit Kombëtar ka reaguar dje në mbremje edhe kryeministri Berisha, i cili ka kërkuar falje ndaj të gjithë atyre personaliteteve që mbetën jashtë këtij forumi, a thua se përbërja e tij ishte produkt i vullnett të tij dhe jo i delegatëve që votuan.

Anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar

1 Sali Berisha 1201
2 Jozefina Topalli 1144
3 Astrit Patozi 1133
4 Ridvan Bode 1121
5 Sokol Olldashi 1097
6 Edi Paloka 1005
7 Bujar Nishani 970
8 Flamur Noka 949
9 Lulzim Basha 944
10 Majlinda Bregu 917
11 Mesila Doda 916
12 Ilir Rusmali 830
13 Jemin Gjana 809
14 Gert Bogdani 801
15 Genc Ruli 800
16 Gent Strazimiri 800
17 Rajmonda Bulku 784
18 Albana Vokshi 757
19 Ferdinand Xhaferri 726
20 Myqerem Tafaj 725
21 Edmond Spaho 723
22 Fatos Beja 721
23 Keltis Kruja 704
24 Ferdinand Poni 702
25 Erla Mehilli 676
26 Florian Mima 666
27 Genc Pollo 665
28 Gazmend Oketa 659
29 Armand Teliti 652
30 Sahit Dollapi 641
31 Arenca Trashani 640
32 Halit Shamata 638
33 Arben Imami 596
34 Albert Avduli 595
35 Fatos Hoxha 585
36 Fatbardh Kadilli 578
37 Lajla Pernaska 573
38 Ahmet Omi 565
39 Bardh Spahia 559
40 Leonard Demi 554
41 Aurel Bylykbashi 547
42 Oerd Bylykbashi 545
43 Bislim Ahmetaj 541
44 Nesti Kiri 539
45 Elvana Hana 537
46 Enkelejd Alibeaj 536
47 Arqile Gorea 535
48 Ardian Turku 532
49 Tritan Shehu 526
50 Eduart Halimi 522
51 Alfred Rushaj 513
52 Eduard Ndreu 511
53 Ilir Bano 507
54 Gjergj Lezhja 506
55 Ciljeta Xhilaga 502
56 Bardh Rica 502
57 Ledina Aliolli 482
58 Shaban Memia 481
59 Ylli Asllani 477
60 Arben Qirjako 470
61 Sokol Lekaj 468
62 Alfred Olli 466
63 Gjergj Bojaxhiu 466
64 Nirvana Leka 457
65 Juela Mecani 455
66 Besnik Mustafaj 454
67 Gentiana Boksi 448
68 Osman Metalla 447
69 Suzana Guxholli 444
70 Bujar Leskaj 436
71 Njazi Kosovrasti 432
72 Arta Sakja 427
73 Azgan Haklaj 424
74 Ilir Kondi 424
75 Spiro Ksera 418
76 Valdete Vorpsi 418
77 Mirela Tabaku 417
78 Admirim Shehu 416
79 Shefqet Bruka 416
80 Barie Isufi 411
81 Marjeta Zace 408
82 Besnik Jaku 407
83 Selami Xhepa 407
84 Dhori Kule 406
85 Mark Marku 406
86 Mirgen Lata 403
87 Eduard Ypi 400
88 Fahri Balliu 400
89 Gjoke Uldedaj 398
90 Luan Skuqi 397
91 Amantja Cullhaj 394
92 Ardita Becolli 384
93 Edit Harxhi 381
94 Dhurata Cupi 363
95 Paulina Hoti 362
96 Zana Turku 359
97 Gjorgjeta Hila 352
98 Sonila Baka 345
99 Adriana Gjoni 331
100 Jorida Tabaku 331

Të larguarit

Agron Musaraj
Aleksandër Biberaj
Antoneta Malaj
Astrit Bushati
Bardhyl Londo
Blerim Çela
Edmond Gjoka
Eduard Selami
Engjëll Cara
Eris Hoxha
Ferit Hoti
Flamur Shehu
Genc Juka
Justina Boriçi
Kolec Topalli
Liri Dibra
Lorenc Luka
Luan Malltezi
Maksim Cikuli
Mevlan Xhindoli
Migena Reçi
Mimoza Hasekiu
Mitro Çela
Mujë Buçpapaj
Nestor Tereska
Omer Stringa
Pal Dajçi
Preç Zogaj
Rexhep Uka
Rahim Kaleci
Sali Shehu
Suzana Panariti
Uran Butka
Veli Rada
Ylli Pango

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›