Listat, PS-PD shtyjnë në limite dorëzimin në KQZ
19/05/2009 Dy partitë më të mëdha në garë se kush të dorëzojë e fundit listën e deputetëve
Dy partitë kryesore në vend, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste përveç garës për zgjedhjet e 28 qershorit, i kanë krijuar mundësinë vetes të garojnë dhe për një tjetër moment. Kështu, edhe pse janë në limitet e afatit ligjor për dorëzimin e lsitave shumëemërore të kandidatëve për deputetë në Komisionin qendror të Zgjedhjeve, të dy kampet janë në pritje të njëri-tjetrit për respektuar një afat të tillë. Burime pranë këtyre dy selive, bënë me dije se si demokratët ashtu dhe socialistët duke dashur të eliminojnë çdo mundësi të ndryshimit të përbërjes së listave, do t’i drejtohen institucionit të zgjedhjeve vetëm pak minuta përpara skadimit të afatit ligjor. Në këtë mënyrë, duke qenë se sot në orën 16:00 përfundon dhe afati që u jep mundësi të gjitha subjekteve politike të rregjistruara në KQZ për të qenë pjesë e garës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të paraqesin kandidatët për deputetë, pritet që demokratët dhe socialistët të konkurojnë njëri-tjetrin në orare. Partia Socialiste mësohet se vetem në 1 minutë para përfundimit të afatit të dorëzojë në KQZ listën e saj të kandidatëve për deputetë, pasi është informuar se Partia Demokratike do të çojë emrat e saj vetëm 5 minuta para në këtë institucion. Por, më shumë se sa arsyes për të mos ndryshuar përbërjen e këtyre listave, si nga njëra palë ashtu dhe nga tjetra, mësohet se të dy partitë duan të eliminojnë të pakënaqësitë apo përplasjet brenda rradhëve. Kjo pasi sikundër pritet publikimi i këtyre listave do të nxjerrë në pah emrat të cilët nuk do të jenë pjesë e kësaj garë, por dhe ato që edhe pse mund të jenë konkurentë mund mos i përkasin zonës fituese të këtyre listave. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme pritet që selia rozë të mbledhë kryesinë e saj, me qëllim që anëtarët e këtij forumi të konfirmojnë listën e kandidatëve për dpeutetë, e hartuar nga vetë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, me përjashtim të ndonjë konsulte për ndonjë emër, i cili nuk ishte bindës për të. Kështu, duke qenë se ky forum në bazë të statutit ka atributin e miratimit të listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë, është caktuar që të mblidhet gjatë ditës së sotme vetëm pak kohë para përfundimit të afatit ligjor. Por edhe pse nuk bëhet e ditur përbërja e listës së kandidatëve për deputetë që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në garën elektorale të 28 qershorit, burime pranë kësaj partie konfirmojnë se jo pak emra që deri sot kanë qenë pjesë e grupit parlamentar socialist do të mbeten jashtë kësaj liste. Lufta, nëse do ta quanim kështu, mes “të rinjve” dhe “të vjetërve” në PS ka sjellë kësisoj përjashtimin e përfaqësuesve socialistë, kjo pasi shumë emra të rinj janë përfshirë në listat që janë hartuar sipas qarqeve, ashtu siç edhe e kërkon sistemi i ri proporcional rajonal. Lidershipi socialist prej kohësh ka bërë të qartë për të gjithë kampin rozë faktin se edhe pse mund të ketë vlerësime për kontributin e jo pak figurave në PS, në këtë garë nuk mund të ketë një rikandidim të tyre, kjo e justifikuar me argumentin se ato janë emra të konsumuar në politikë. Madje, mesa duket me po këtë këndvështrim është parë dhe gara për kryeqytetin, ku pritet që në krye të listës të qëndrojë një emër përfaqësues i politikës së re, kjo sikundër është cilësuar tashmë fryma e sjellë në këtë parti nga vetë kreu socialist, Edi Rama. Kështu, përballë kundërshtarëve politik që do të garojnë për mandatin e deputeti në listën e qarkut të Tiranës, lidershipi socialist ka preferuar që të mos zgjedhë asnjë nga emrat e kandidatëve për deputetë që garojnë për rifreskimin e mandatit për në legjislativ.