E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarakët, përfitimi pas udhëzimeve

19/05/2009  Procedura e plotë që do të ndiqet deri në rritjen e pensioneve suplementare

Drafti i plotë i miratuar në Kuvend, pritet firma e presidentit

Pensionet suplementare pritet të aplikohen në fillim të muajit shtator. Kjo për faktin se menjëherë pas firmosjes nga Presidenti i Republikës si dhe pas botimit në Fletoren Zyrtare do të duhet dhe rillogaritja e përfitimit prej ISSH-së. Ndërkohë ekspertët kanë theksuar se vetë drafti do të jetë në zbatim edhe të statusit të ushtarakut, duke i dhënë kështu fund debatit mbi kushtetutshmërinë ose jo të ligjit. Gjithsesi, shqetësim për ushtarakët ka mbetur fakti i rritjes së moshës së daljes në pension. Ndërkohë pritet që me anë të akteve nënligjore të vendosen dhe afatet e aplikimit të pagimit të kontributeve të prapambetura si dhe të rillogaritjes së pensioneve suplementare. Kjo duke realizuar dhe llogaritjen e pensionit sipas moshës së përfitimit dhe periudhës së lirimit. Gjithsesi, baza e rishikimit të pensionit mbetet ligji i miratuar tashmë në Kuvend.

Afatet

Sipas ligjit, është Presidenti ai që firmosë brenda 20 ditëve projektligjin e miratuar në Kuvend. Pas kësaj mbetet publikimi në Fletoren Zyrtare, duke u hapur rrugë akteve nënligjore, me anë të cilave nis aplikimi i draftit. Ndaj pritet që në fund të qershorit apo me miratimin e qeverisë së re të nisë aplikimi i ligjit për pensionet suplementare. Ndërsa theksohet se në këtë draft nuk janë përfshirë vetëm ish-ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe oficerët në detyrë apo dhe forcat e Gardës apo të Ministrisë së Brendshme. Gjithsesi, për t’u ardhur në ndihmë të interesuarve, po ribotojmë të plotë ligjin që ka marrë mbështetjen e Kuvendit.

*Shkrimin e plotë do ta gjeni në numrin e sotëm të gazetës "Metropol"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›