E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia sot prezanton himnin me autor Arben Dukën

07/06/2005  TIRANË- Policia e Shtetit nga sot do të ketë himnin e ri, me autor poetin Arben Duka, ndërkohë që muzika dhe orkestrimi mbajnë firmën e Edmond Zhulalit. Himni do të promovohet sot në orën 18.00, në ambientet e Teatrit Kombëtar, nga interpretimi me mjaft mjeshtëri nga tenori Kastriot Tusha. Informacioni bëhet i ditur nga burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat thanë se në këtë aktivitet do të jenë të ftuar personalitete të larta të vendit, përfaqësues të trupit diplomatik, ish-drejtues të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Policisë së Shtetit, përfaqësues të misioneve të huaja policore në vendin tonë, familjarë dhe të afërm të dëshmorëve të policisë, etj. Sipas zëdhënëses së Policisë së Shtetit, Edlira Teferiçi, të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë ministri i Rendit Publik, Igli Toska, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj dhe të tjerë drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit. Aktiviteti do të prezantohet nga Adi Krasta dhe Zerina Kuke. Ky himn është regjistruar në një nga studiot më të mira të Romës, Forum Music Village, dhe është luajtuar me mjeshtëri nga banda Muzikore e Armës së Karabinierisë së Republikës së Italisë, nën drejtimin e dirigjentit Massimo Martinelli. Himni shoqërohet nga videoklipi i tij, realizuar me mjeshtëri nga regjisori Roland Roshi dhe operatori Stefan Gajo. Lajmi i gëzueshëm për pajisjen e strukturës së policisë me një himn të posaçëm, që

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›