Listat e deputetëve,KQZ: Publike deri më 14 maj

Listat e partive kryesore në vend do të publikohen në datën 14 maj, 45 ditë para datës së zgjedhjeve. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi vendimin në bazë të cilit subjeketet zgjedhore duhet të publikojnë listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë jo më vonë se 45 ditë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përcaktoi gjithashtu kriteret me të cilat do të ngrihet auditi për kontrollin e financimit të partive politike. Në bazë të vendimit të KQZ-sw partitë politike jashtë parlamentare duhet të paraqesin 10 mijë firma për të marrë pjesë në zgjedhje ndërsa koalicionet jo parlamentare duhet të paraqesin 15 mijë firma.