E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Të shtyhet aplikimi për pasaportat biometrike

Partia Socialiste propozon shtyrjen e afatit për aplikimin e shtetasve për pasaporta biometrike pasi nisja e këtij procesi krijon konfuzion. Qëndrimi u bë i ditur nga deputeti socialist Blendi Klosi menjëherë pas një mbledhje me Drejtorinë e Përgjithshme të Zyrave të gjendjes civile. Klosi tha se deri në këto momente vetëm 100 mijë shtetas pa pasaportë janë pajisur me kartë identiteti një shifër kjo shumë e ulët në krahasim me kohën kur do të zhvillohen zgjedhjet. Ai përsëriti edhe një herë tjetër thirrjen për të mundësuar kartat falas për shtetasit në nevojë.Përfaqsuesi i mazhorancës deputeti Tritan Shehu duke vlerësuar procesin tha se të gjithë objektivat janë të arritshëm dhe bëri thirrje opozitës të jetë bashkëpunuese.Vizita e dy deputetëve u bë në kuadër të veprimtarisë së Komisionit Parlamentar Ad Hoc për zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›