Dita e dhimbjes se madhe per armenet e Shqiperise

Armenia perkujtoi dy dite me pare 96 vjetorin e vrasjeve masive gjate kohes se Perandorise Osmane ngjarje kjo qe vazhdon te mbaje te bllokuar procesin e normalizimit te marredhenieve mes Turqise dhe Armenise.
Armenia thote se pothuajse 1.5 milion armene jane vrare sistematikisht nga viti 1915 deri me 1917 ndersa vrasjet i cileson gjenocid. Per kete te fundit Turqia kudnershton madje lobon duke shpenzuar te gjithe energjine e diplomacise se vet ne menyre qe asnje vend sidomos SHBA te mos e cilesojne si genocid gjithe cka ndodhi me armenet ne ato vite.
Deri ketu gjithcka eshte e njohur. Ajo qe pak dihet e njihet eshte fakti se edhe ne Shqiperi jeton nje komunitet jo i vogel armenesh te cilet jane integruar me se miri qe para luftes se dyte boterore.
Madje shume prej tyre kane qene intelektuale artiste doktore zanatcinj e personazhe te njohur nga shqiptaret. Mjaft te permendim aktoren qe beri buje ne fund te viteve 80-te Anisa Markaian apo kompozitorin Hajg Zaharian per te vijuar me me te vjetrit Poturlian Mokini mjeku personal i Mbretit Zog apo dentisti personal i Enver Hoxhes Asdurian etj. Keta armene perkujtuan gjithashtu 96 vjetorin e Dites se Dhimbjes se madhe ne Shqiperi...
Kryetari i Armeneve ne Shqiperi Xovasar akmakxhian 100 perqind shqiptar dhe armen
Shekulli bisedoi me kryetarin e komunitetit te armeneve ne Shqiperi z. Xovasar akmakxhian i cili na tregoi historine e ketij komuniteti ne Shqiperi. Ajo nis ne vitet 1914-1915 dhe 1920-1922 kur gjeten vdekjen mbi nje milion e shtateqind mije armene rrefen akmakxhiani.
Ne ate kohe nis te krijohet ne Shqiperi edhe nje komunitet teper i vecante sic eshte ai armen. Dy armenet e pare qe erdhen ne Shqiperi ishin nga familja Ballxhian dhe Bodikian te cilet erdhen si pjese e ushtrise otomane ne vitin 1913 dhe me pas me shpalljen e Pavaresise qendruan ne Shqiperi duke krijuar familjet e tyre me gra Shqiptare dhe u vendosen ne Elbasan.
Me 1915 filluan te vinin ne mase armenet e pare te cilet erdhen duke ndjekur rruget nga Greqia dhe Siria shkak per tju larguar vrasjeve nga turqit. Ata u shperndane edhe ne pjese te tjera te botes. Nje pjese e madhe u vendos ne France mbi treqind mije armene. Me 1922-1924 gjate kohes se Zogut u sistemuan rreth 20-30 familje armene.
Ne fillimet e tyre nje pjese e armeneve u moren me pune artizanale nga ku spikateshin Jahanexhianet qe u moren me prodhimin e hallves me pas ishin Piraxhianet qe u moren me tregetimin e kafese etj. Nje pjese tjeter u mor me pune intelektuale. Ne kohen e Mbretit Zog Poturlian Mokini ishte doktori personal i Zogit.
Duket e cuditshme por eshte e vertete Sipas kreut te shoqates kulturore te armeneve kjo popullsi u rreshtua me partizanet gjate Luftes Nacional lirimtare. Madje me pas ata gezonin marredhenie te mira me Enver Hoxhen. Ky i fundit edhe dentistin personal doktor Asdurianin e kishte armen.
Gjate luftes se dyte armenet krijuan edhe nje kompani armene-partizane si rrjedhoje se nje grupe armenesh te ardhur si ushtare gjermane dezertuan per tu bashkuar me partizanet ne ate kohe. Pas viteve 90 armenet nisen te kishin kontakte me komunitetet e tjera jashte vendit kryesisht me diasporen e tyre ne Greqi dhe me diasporen e tyre e cila ishte ne numer me te madh ne France nje diaspore kjo e fundit qe edhe sot eshte nga me te fuqishmet e armeneve.
Ne 1991 armenet e Shqiperise krijuan edhe Shoqaten Kulturore Armenet ne Shqiperi kujton sot kryetari i kesaj shoqate.
Vizita e kreut te kishes armene ne Shqiperi
Me 1993 armenet e gjeten veten te bashkuar thuajse te gjithe ne nje takim qe u mbajt ne kishen e Shen Anonit ne Tirane pas ardhjes se nje prej personaliteteve me te shquara te diaspores armene ne bote Arqipeshkvi i kishes Armene ne France dhe i diaspores ne Europen Perendimore Gyut Naggashian nen perkujdesjen edhe te Emil Azurian i cili ishte djali i doktorit te diktatorit Hoxha.
Mikpritja e shqiptareve ishte teper e madhe per armenet tregon z. Xovasar. Ai sjell ne vemendje faktin se gjyshi i tij qe ne vitet kur erdhi ne Shqiperi per te punuar ne shkollen bujqesore ne Lushnje gjeti vetem mikpritje dhe ngrohtesi nga shqiptaret. Ata i dhane shtepi pa qira mobilje falas dhe cdo gje tjeter te nevojshme per te bere nje jete dinjitoze. Gjithashtu edhe babait tim kur erdhi ne Tirane familja Deliu i ofroi ndihme per hapjen e biznesit te kafese pa asnje interes pohon ai.
Marredheniet midis ketij komuniteti dhe popullsise shqiptare ishin vertet shume te mira gje qe reflektohej jo vetem ne mikpritjen e shkelqyer qe ju bene atyre por edhe ne martesat e ndryshme ndermjet tyre ndihmave si dhe respektit reciprok.
Armenet per vite me rradhe kane ruajtur traditat e tyre si gjuhen fene ditet e caktuara etj. Armenet diten e Krishtlindjes e festojne me 6 Janar ndryshe nga te tjeret qe e festojne ate me 25 Dhjetor ngaqe i perkasin nje dege te ndryshme e re edhe per Shqipetaret qe eshte ajo Gregoriane nje fe qe qendron midis fese Katolike dhe Ortodokse por me shume afrohet me ate Ortodokse.
Ata kane ruajtur nder breza gjuhen armene. Disa prej ketyre armeneve mbajne edhe kombesine armene ashtu si edhe Z. Xovasar. Nje tradite teper e vecante eshte ajo e dasmes. Nuses para se te hyje ne shtepi i theret nje gjel ne kembet e saj dhe me pas perpara deres ajo duhet te thyeje me nje kembe nje pjate te vendosur permbys ne kembet e saj.
Nje nga datat me te rendesishme per armenet eshte edhe data 24 Prill 1915 qe perkujtohet cdo vit ashtu sic u perkujtua edhe sivjet. Kjo date eshte quajtur si Dita e Dhimbjes se Madhe pasi perpos te tjerave ate dite u vrane 250 persona intelektuale dhe lidera te vendit sipas Xovasar akmakxhian.
Sot ne Shqiperi ndodhen rreth 800 armene. Z. Xovasar sot e cileson veten e tij 100 perqind armen si rrjedhoje e prinderve te tij armene por edhe 100 perqind shqiptar duke qene se ka lindur eshte rritur dhe gjithcka qe ka krijuar e ka krijuar ne Shqiperi.
Kisha armene ne Shqiperi
Sipas nje studimi te kryer nga Gjin Varfi ne fshatin Armen te Vlores ndodhet nje kishe qe mendohet te jete ndertuar nga bashkesi armene ne Shqiperi. Kisha e Shen Kollit mendohet te kete prejardhje nga Armenia per shkak se ka shume ngjashmeri me kishat tipike te armeneve. Ajo ben pjese ne grupin e Kishave me kupole mbi tambur.
Periudha Bizantine e ndertimit te saj shekulli XI - XII mund te jete kohe e mundshme per vendosjen e ndonje bashkesie armene ne kuader te levizjeve brenda territoreve te Perandorise Bizantine. Kjo kishe eshte e vetme ne llojin e saj ne te gjithe trevat Shqiptare. Te tilla kisha filluan te ndertohen per here te pare sipas studiuesve ne shekujt V-VI.
Kjo kishe eshte e perafert me kishat e ndertuara ne Kotorr Mal te Zi dhe ne Stanimak Backovo Bullgari te ndertuara ne shekujt XI-XII. Keto fakte jane nje deshmi e cila tregon se armenet ne Shqiperi nuk kane ardhur vetem ne shekullin e 20-te por ata kane ardhur shume kohe me perpara perkatesisht gati dhjete shekuj me perpara.