E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e taksistit bashkeshortja kercenon me vetegjyqesi

Shtyrja e gjyqit per gjashte te pandehurit te akuzuar per vrasjen e taksistit Fredi Talelli nga Piluri i Devollit solli tension ne seancen e radhes mes familjareve dhe trupi gjykues. Shkak per shtyrjen ishte mungesa e dy prej te pandehurve Elkjero Revani dhe Domeniko Kumria.

Por nje gje e tille i revoltoi familjaret duke reaguar te revoltuar. Bashkeshortja e viktimes Enkelejda Talelli e renduar psikologjikisht dhe e lodhur nga shtyrja e seancave gjyqesore per nje arsye apo per nje tjeter u ngrit ne mes te salles dhe kerkoi denimin me varje per 6 te pandehurit ndersa kercenoi me vetegjyqesi.

Kerkoj denim me vdekje te varen ne qender te fshatit keta kriminele. Kerkoj drejtesi dhe jo shtyrje seancash. Kerkoj qe shteti dhe drejtesia te veproje urgjentisht ne te kundert do ti vras vete keta kriminele kercenoi Enkelejda mes lotesh. Situata u tensionua se tepermi kur edhe familjare te tjere kerkuan te veproje drejtesia. U desh nderhyrja e oficereve te policise ne salle per normalizimin e situates ne kete seance.

Elkjero Revani dhe Arnest Xhacka akuzohen per vjedhje me pasoje vdekjen e nje personi ndersa 4 te pandehurit e tjere Jurgen Zeqo Kastriot Papleka Amarildo Selmani dhe Domeniko Kumria per armembajtje pa leje dhe per pengim te zbulimit te se vertetes. Ne seancen e fundit avokatet kerkuan ndryshimin e trupit gjykues duke e akuzuar per njeanshmeri. Kerkesa e tyre u pranua. Sance e radhes do te zhvillohet me 6 maj.

Ngjarja

Ne 24 nentor te vitit te kaluar Elkjero Revani dhe Arnest Xhacka te dy nga qyteti i Bilishtit i kerkuan Fredi Talellit tu sherbente me taksine drejt fshatit Podgorie. Ne nje rruge dytesore Xhacka qellon me arme mbi taksistin dhe e fusin ne sediljen e pasme te makines duke e qelluar me cekan ne koke. Pasi sigurohen se e kane vrare trupin e viktimes e hedhin ne nje kanal ne fshatin Korrite dhe udhetojne me makinen e viktimes drejt Elbasanit.

Atje takohen me Domeniko Kumrine i cili pasi meson te verteten e ngjarjes u sugjeron miqve zhdukjen e mjetit te cilin pasi nuk e shesin dot e hedhin ne perroin e Kushes ne Elbasan. Me pas Arnest Xhacka udheton drejt Lacit per te fshehur armen e krimit edhe targat e mjetit. Miqte e tij u moren me fshehjen e provave. Trupi i Talellit u gjet 8 dite me pas ne kanalin e fshatit Korrite te Korces.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›