Kulmi i gripit 16 mije me virus sezonal
Tashmë jemi në kulmin e epidemisë nga gripi sezonal, ndërkohë që janë shënuar dhe rastet me virusin A/H1N1. Nnëse nga virozat e stinës, javën e kaluar u regjistruan rreth 16 mijë raste, nga gripi i derrit numërohen rreth 105 persona të infektuar. Por autoritetet e shëndetësisë deklarojnë për Alsat se nuk është vendi për panik, pasi në javët në vijim, tendenca e numrit rasteve është drejt uljes së tyre.
"Pritet rënie e numrit të rasteve me infeksione respiratore dhe viruseve të tjera të gripit që qarkullojnë në popullatë. Me grip të zakonshëm numri i rasteve të tilla është diku te 16 mijë raste në javë", tha Enver Rroshi, drejtor i Shëndetit Publik.
Autoritetet e shëndetësisë vazhdojnë të rekomandojnë të njëjtat këshilla, që personat e prekur nga virozat të mos frekuentojnë ambientet e mbipopulluara, ndërkohë që për vaksinën antigrip, duhet të kontaktojnë me mjekët e familjes.
Edlira Sulejmani