"Listat i përpunuam në afat, ministria nuk di ç’kërkon"

17/04/2005 Artan Haxhi reagon pas kërcënimit të minsitrit Ben Blushi
SHKODER - Fundi i muajit të kaluar ka qenë dhe afati i dorëzimit të listave të zgjedhësve nga të gjitha bashkitë. Por, megjithëse kanë kaluar tri javë nga ky afat, përsëri disa bashki, përfshi edhe atë të Shkodrës, ju nxirren pengesa për dorëzimin e tyre në ministrinë e Pushtetit Vendor.
Por, ndërsa Ministria përkatëse shprehej kritike dhe ëkrcënuese ndaj këtyre bashkive, në atë të Shkodrës përsëritet se problemi i mosdorëzimit të listave, nuk është faj i tyre.
Lidhur me këtë problem, ka pasur një reagim të menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë Shkodër, Artan Haxhi, reagim ky që erdhi menjëherë pas kërcënimit të ministrit të Pushtetit Vendor, Ben Blushi, kundrejt bashkive që nuk kanë dorëzuar ende listat zgjedhore, ku përfshihej edhe Bashkia Shkodër.
Kryebashkiaku Haxhi shprehet se marrja e një vendimi të tillë ndaj Bashkisë Shkodër është i padrejtë, për faktin se Bashkia që ai drejton “i ka përpiluar dhe dërguar listat e zgjedhësve në kohën e duhur, në Ministrinë e Pushtetit Vendor, por ato na janë kthyer përsëri për t’u rishikuar dhe risaktësuar edhe njëherë. Edhe pas dërgimit për të dytën herë, këto lista na janë kthyer mbrapsht, ka thënë dje Haxhi, në mënyrë që të rishikohej lloji i formatit të tyre”.
Përveç kësaj, ka shtuar dje numri një i bashkisë më të madhe të Veriut, nga ministria është kërkuar edhe futja me domosdoshmëri e personave që nuk kanë kod shifror nëpër zona zgjedhore. Por, ky proces dihet tashmë edhe nga ministria përkatëse, që nuk është shumë i thjeshtë për t’u zgjidhur në afat kohor të shpejtë.
“Për ta realizuar këtë është punuar dhe po punohet me një angazhim serioz dhe me ritme mjaft të shpejta, duke nxjerrë të dhënat nga të gjithë regjistrat e gjendjes civile”, shprehet kryebashkiaku i Shkodrës.
Sipas Artan Haxhit, “duke parë ritmet e kësaj pune, mendohet që ditën e hënë listat do të jenë të përfunduara dhe të gatshme për t’u dërguar në ministri. Megjithatë, puna nuk do të përfundojë me kaq, pasi këto lista janë paraprake dhe do të bëhet afishimi i tyre, në mënyrë që çdo qytetar t’i kontrollojë dhe të verifikojë emrin e tij apo të familjarëve të tij”.
Aktualisht, në Bashkinë e Shkodrës është duke u punuar për zgjidhjen e problemit të 23414 personave që janë gjetur në regjistrat e gjendjes civile, por nga grupi i punës në terren, për regjistrimin e popullsisë, nuk është arritur të gjenden.