Listat e zgjedhësve ende në sirtarët e Bashkisë
17/04/2005 PD ka kërkuar listat që në fillim të prillit
VLORË - Kanë filluar ethet e fushatës elektorale në qytetin bregdetar të Vlorës, ku, çuditërisht, problemi i listave tashmë është kthyer në tradìtë elektorale.
Reagim më i madh ka ardhur nga ana e partive opozitare, të cilat kanë akuzuar pushtetin lokal, i cili ende nuk u ka vënë në dizpozicion listat zgjedhore, edhe pse nga ana e Partisë Demokratike është bërë një kërkesë me shkrim, sipas ligjit. Kryetari i PD, Agron Sharra, bënë të ditur se, konform ligjit, qysh më 4 prill, ata si PD lokale kanë bërë kërkesë me shkrim bashkisë së Vlorës, e cila është e detyruar t’i vërë në dizpozicion listat zgjedhore, por ata janë ende duke pritur.
"Ne duhet të verfikojmë çdo person - ka thënë dje Sharra - e të mos harrojmë që në zgjedhjet e kaluara Vlora u rendit si një nga qytetet më problematike për këtë situatë qesharake", shprehet Sharra.
Nga ana e Bashkisë së Vlorës si dhe e specialistëve të gjendjes civile mësohet se tashmë listat janë në bashki dhe nuk është faji i tyre nëse ato s'jepen nga bashkia.
Edhe nënkryetari i PD në Vlorë, Ardian Kollozi, pohon se „koha që na ka ngelur është jetike për ne si forcë politike, për të verifikuar listat, ku na duhet të shkojmë banesë për banesë për të verifikuar emrat“.