E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat ne Vlore te pastruara dhe pa asnje pasaktesi

Listat përfundimtare zgjedhore për qarkun e Vlorës janë printuar dhe janë hedhur në rregjistrin elektronik. Prefekti i qarkut Eduard Veçani, një ditë para përfundimit të afatit zyrtar për hartimin e listave bën të ditur se listat përfundimtare janë pastruar dhe nuk kanë pasaktësi.

“Duke filluar nga nesër, nga data 8 prill janë në dispozicion të publikut të gjerë, organeve që merren me zgjedhjet në pushtetin lokal, pra KZAZ, dhe për këdo që dëshiron të konsultohet me to. Këto lista janë më të mirat, janë absolutisht të pastra. Partitë politke do kenë mundësinë që përveç listave të shkruara e të printuara, të kenë edhe edhe një disketë elektronike ku brenda 3-4 orësh marrin përgjigje për çdo lloj problemi”- tha Eduard Veçani, prefekti i qarkut të Vlorës.

8 prilli është afati i fundit zyrtar i përcaktuar në kodin zgjedhor për publikimin e listave. Tashmë, nëse votuesit nuk do të gjejnë emrin në listat e zonës ku banojnë duhet t’i drejtohen gjykatës, ndërsa mbetet pritja e qëndrimeve të partive politike pasi listat paraprake hasën në mjaft kundërshtime për pasaktësi.

Festim Llanaj               

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›