E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antibiotike pa kriter MSH Perdoren pa keshillen e mjekut

Antibiotikët si medikamente të rëndësishme në luftën ndaj shumë viruseve nuk duhet të përdoren pa kriter.  Institucionet shëndetsore në jo pak raste evidentojnë pacientë që i kanë përdorur ato në masë, pa këshillimin e mjekut.

Kjo ka qënë deklarata e ministrit të Shëndetsisë Petrit Vasili i cili në ditën Botërore të Shëndetit ka përcjellë apelin se përdorimi i anitbiotikëve në popullatë duhet të përdoret vetëm nga specialistët e mjekësisë.

Ai tha se edhe mes mjekëve duhet të ndahet i njëjti mendim për përdorimin e tyre, që ata të jenë të efektëshëm në luftën ndaj viruseve.

“Shpesh ka rezultuar që është përdorur jo në mënyrën e duhur, kohën e duhur apo në dozën e duhur. Pra, disa elementë të përdorimit të tij rigorozisht shkencor janë cënuar, dhe ideja “Të mbrohemi se ky është një mbrojtës universal”, ka dominuar duke i krijuar një terren në krahun tjetër mundësive të krijimit të rrezistencës ndaj tyre”- tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetsisë.

Në aktivitetin “Rezistenca mikrobiale ndaj antibiotikëve” kanë marrë pjesë mjekë, specialistë të shëndetit publik në vend.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›