E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një libër në 100-vjetorin e Petro Nini Luarasit

Nipi i martirit të Rilindjes, Petro Nini Luarasi, Prof. Alfred Uçi , me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së gjyshit të tij promovoi librin jetëshkrimor kushtuar atij, në një aktivitet përkujtimor që u zhvillua dje në sallën e Shtëpisë së Ushtrisë, ku morën pjesë studiues dhe akademikë të fushave të ndryshme. Studiuesit e pranishëm, përmes fjalëve të mbajtura në këtë aktivitet përkujtimor nderuan veprën e Petro Nini Luarasit, njërit prej themeluesve të mendimtarisë shqiptare si dhe njërit prej martirëve të përhapjes së shkronjave shqipe, librit dhe mësimit shqip. Në librin e tij, Profesor Alfred Uçi i prezanton lexuesit shqiptar figurën e Petro Nini Luarasit, si modelin e njeriut që falë një punë të përkushtuar dha kontribut të pashlyeshëm në ngritjen e shkollave shqipe, hartimin e programeve mësimore etj. Gjithashtu, mes fakteve të sjella në këtë libër, Prof. Uçi sjell qëndrimet e panjohura deri dje të mendimtarëve të viteve ’30, të cilët reaguan ashpër ndaj një gjesti të mbretit Zog. Mendimet e Zavalanit, Branko Merxhanit, Faik Konicës dhe Fan Nolit krijojnë një portret të ndritur të këtij mendimtari.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›