Trajneret me te mire te Anglise denojne dhunen
Shteti dhe policia në Britaninë e Madhe kanë marrë një ndihmë të madhe nga ana e futbollit. Trajneri më i njohur britanik dhe, me shumë mundësi, botëror, Sër Aleks Ferguson, ka dënuar së fundi dhunën që tronditi Londrën dhe krejt shtetin e vjetër të Europës Perëndimore, duke i kujtuar prishësit e rendit se duhet të kenë më shumë respekt për shoqërinë në të cilën jetojnë.
“Me aq sa kam lexuar për trazirat, mendoj se është diçka shumë stresuese. Ata që bëjnë gjëra të tilla duhet të zgjohen dhe të vlerësojnë shoqërinë në të cilën jetojnë. Ata duhet të vlerësojnë atë që kanë bërë prindërit e tyre për ta. Nuk është se do ta vras shumë mendjen për ta, por gjithsesi është shumë shqetësuese dhe unë shpresoj që dhunuesit t’i kthehen arsyes”, thotë Sër Aleks Ferguson.
Bashkë me Sër Aleksin folën edhe trajnerët e disa skuadrave të tjera, si Roberto Mançini i Mançester Sitit, Nill Uarnok i Kuins Park Rejnxhërsit si dhe trajneri i Çelsit, Andre Vijas Boas. Trazirat në Londër bënë që të shtyhej ndeshja e kampionatit me Totenhemit dhe Evertonit, ndërsa kaosi ka shkaktuar disa të vrarë, mbi 200 milionë stërlina dëme materiale, shkatërrime biznesesh si dhe një tronditje të jashtëzakonshme në njërën nga shoqëritë më të vjetra dhe më të civilizuara të botës.