Liverpool kërkon Lavezzin

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 18:44
Liverpool synon t’i përforcojë edhe më tepër opsionet sulmuese, duke transferuar yllin e Napolit, Ezequiel Lavezzi gjatë verës.
Reds shitën Fernando Torresin në janar, por shpenzuan 58 milionë funte në dyshen Andy Carrol dhe Luis Suarez. Tani, sipas medieve italiane, Liverpool ka identifikuar Lavezzin si objektivin e ardhshëm për transferim gjatë afatit kalimtar të verës.
25 vjeçari vlerësohet në rreth 20 milionë funte dhe deri më tani gjatë këtij sezoni ka formuar një çift të rrezikshëm sulmues me uruguaianin Edinson Cavani.