Hart mendoi se shënoi
Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart ishte vetëm disa centimetra larg sigurimit të fitores dramatike ndaj Sporting Lisbonës, që do të siguronte kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinale të Europa League.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, Hart u nis në sulm dhe goditi me kokë, kurse topi kaloi shumë pranë shtyllës. Ylli anglez kishte menduar se realizoi golin e kualifikimit për 4-2.
“Mendova se kishte hyrë brenda, por futbolli është futboll. Ishte dramë e jashtëzakonshme. Luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë, por nuk mjaftoi”, tha Hart. City fitoi 3-2, por kishte humbur 1-0 në Portugali dhe u eliminua në bazë të golave si mysafir.