E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas u shkarkua shpejt

Qendërmbrojtësi David Luiz beson se Andre Villas-Boas nuk pati kohë të mjaftueshme të dëshmohet para se të shkarkohej nga posti i menaxherit të Chelseas.

34 vjeçari Villas-Boas u lirua nga detyra e tij më herët gjatë këtij muaji dhe Luiz pranon se ishte shqetësuar për largimin e hershëm të trajnerit.

“Jam vërtet i mërzitur pasi Andre ishte profesionist dhe trajner i aftë. Fatkeqësisht ai nuk pati kohë të mjaftueshme për të treguar vlerën e tij në Chelsea”, deklaroi Luiz për TalkSport. Villas-Boas mori drejtimin e Chelseas në fillim të sezonit duke iu bashkuar klubit nga Porto.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›