Falsifikimi i kartave te kreditit ne pranga 4 persona

150 mije Euro kane mundur te vjedhin nepermjet falsifikimit te kartave te kreditit, 4 shtetas, 3 kosovar dhe nje biznesmen nga Elbasani. Sipas hetimeve te policise ata e kane kryer aktivitetin e tyre gjate muajve shtator-tetor 2010 ne Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Hetimet ndaj tyre, ne kuader te operacionit te koduar SKIMER 2 nisen nga Sektori Kundër Krimeve Kompjuterike në policinë e shtetit ne bashkepunim me task forcen kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit ne Durres duke i arrestuar ne flagrance.
"Selatin Milaim Krasniqi, vjeç 36, Ergyn Shena Sylejmani, vjeç 26, Milaim Isa Potoko, vjeç 28, Agim Osman Sulo, vjeç 52. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me karta bankare të falsifikuara, kanë kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh bankare në vlerë rreth 150 000 euro, nëpërmjet terminaleve ‘’POS” të vendosura në disa nga subjektet tregtare, kryesisht të zonës së plazhit të Durrësit, qendrave tregtare në Tiranë, Durrës dhe Elbasan", tha Klejda Plangarica, zëdhënëse e policisë së shtetit.
Policise i rezulton se gjatë muajve Janar-Shkurt 2011, te arrestuarit kane kryer blerje të mallrave ushqimore, mallra industriale, furnizme me karburant të mjeteve me të cilat qarkullonin, në disa supermarkete, bare e restorante, hotele dhe pika karburanti nëpërmjet terminaleve “POS”, duke kryer mbi 100 transaksione me vlere 150 mije Euro. Policia sekuestroi pajisje kompjuterike “Skimmer” që shërbejnë për klonimin e kartave, karta plastike me shirit magnetik në të cilat janë hedhur të dhëna të kartave bankare të vjedhura, një kopmjuter “laptop” që ka shërbyer për programimin e këtyre të dhënave etj.
Denada Shkodrani