E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez te Juventus: Kalimi është thuajse i përfunduar

Trajneri

Në ambientet e Liverpulit janë thuajse të sigurt, madje tabloidët e së dielës në Angli e parashtronin si lajmin kryesor: Rafa Benitez dhe Juventusi kanë gjetur marrëveshjen parimore, duke vendosur të bashkëpunojnë për tri vitet e ardhshme. Madje, të hënën në mbrëmje në Montekarlo është zhvilluar një takim ndërmjet Roberto Betegas dhe Manuel Garsia Kuilon (klubi nuk e konfirmon diçka të tillë, madje thekson se Betega ishte në zyrë deri në orën 16:00). Në anën tjetër, njerëzit e afërt me trajnerin spanjoll pretendojnë se tashmë mbetet për t’u zgjidhur kontrata me Liverpulin dhe për këtë arsye, presidenti i Juventusit, Zhan-Klod Blank, ka programuar një vizitë në Angli gjatë fundjavës. Në Torino, asnjë nga këto zëra nuk komentohet zyrtarisht. Megjithatë, ekziston një frymë optimizmi rreth emërimit të Benitez në krye të stolit. Edhe pse gjithçka kalon më parë nga zyrat e Liverpulit, mes bardhezinjve janë të shumtë ata që besojnë te gjetja e akordit brenda një kohe jo shumë të gjatë. Por, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm dhe nuk kanë hequr plotësisht dorë nga “plani B”. Emrat e Lorën Blank, trajneri i Bordosë dhe çezare Prandelit, trajner i Fiorentinës, vazhdojnë të cilësohen si alternativa të mundshme për stolin.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›