Kaka: Kurrë nuk kam menduar të largohem
Real Madrid
Rikardo Kaka insiston se është gati të lërë prapa dëmtimin dhe të fitojë trofeun e 32-të në La Liga për Real Madrid. “Dëshiroj ta ndihmoj Real Madridin të fitojë La Ligan”, deklaroi Kaka për “Marca”-n, para se të kthehej në kryeqytetin spanjoll pas fitores kundër Zaragozës. “Fizikisht jam mirë dhe ndihem në formë, por duhet të punoj më shumë që të jem i gatshëm”, shtoi ai. Kohët e fundit ka pasur spekulime se Kaka nuk ishte i dëmtuar dhe ai thjesht nuk ishte përzgjedhur nga Pelegrini, për të cilin thuhet se ka preferuar Rafael van Der Vaart, për shkak të formës së mirë të holandezit. Madje u fol edhe për largimin e brazilianit, i cili ka hedhur poshtë gjithçka: Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Reali”.
#